Zhvillim
Zvicra e përkushtuar për investime në Viti
Përfaqësuesit të “DORSCH/CDI“ janë zotuar se do të bashkëpunojnë ngushtë me Komunën e Vitisë për implementimin e projekteve të ujësjellësit në fshatrat Vërban, Smirë dhe Stubëll
Qeveria e Zvicrës nëpërmjet projekteve të saj në Kosovë, mbetet e përkushtuar për t’i ndihmuar fshatrat e Anamoravës në ujësjellës dhe në mirëmbajtje të sistemit të furnizimit me ujë. Kështu kanë thënë përfaqësuesit e Konzorciumit “DORSCH/CDI” gjatë një takimi që kanë zhvilluar me përfaqësuesit e komunës së Vitisë.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit të “DORSCH/CDI“ janë zotuar se do të bashkëpunojnë ngushtë me Komunën për implementimin e projekteve të ujësjellësit nëpër fshatrat Vërban, Smirë dhe Stubëll.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se është nder për komunën e Vitisë që të bashkëpunoj me organizatat të cilat financohen nga Qeveria Zvicerane pasi që sipas tij, përkushtimi dhe serioziteti i tyre në realizimin e projekteve është garanci për projekte të cilat përfundojnë suksesshëm.
“Kemi nderin që të bashkëpunojmë me ju. Ne si institucione komunale jemi të gatshëm ti marrim përgjegjësitë tona. Gjithashtu dua ta theksoi se edhe ne jemi plotësisht dakord që pasi të përfundojnë projektet të ujësjellësit të merren nënë menaxhimin e kompanive regjionale…”, deklaroi Haliti, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Komuna e Vitisë.
Përfaqësuesi i “DORCH/CDI” Alen Brown, ndërkaq tha se ky projekt financohet me mjete të qeverisë zvicerane dhe të asaj të Kosovës duke potencuar se projekti në fjalë është 4 vjeçar.
Gjatë këtij takimi kanë marrë pjesë edhe Drejtori i ri i “ KRU- Hidromorava “, Muhamet Suliqi, Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama si dhe Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencës, Nexhmedin Jakupi dhe disa të tjerë.
Pjesëmarrësit u pajtuan se pas përfundimit të ndërtimit të sistemit të ujësjellësit ato duhet të kalojnë nën menaxhimin e kompanisë regjionale “Hidromorava”.
Ndryshe gjatë 15 vjetëve të kaluar qeveria e Zvicerane nëpërmjet projekteve në Kosovë, ka investuar rreth 45 milionë franga në ujësjellës.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind