Portrete të firmave

“Garage Murina”, 26 vjet punë e suksesshme me klientë zviceranë

„Garage Murina“, ka filluar punën në vitin 1996 duke ofruar shërbime në mirëmbajtjen, servisimin dhe riparimin e veturave. E ka themeluar Asllan Murina nga i cili e ka trashëguar i biri, Valmir Morina

Prezenca e garazhistëve shqiptarë në tregun e servisimit, mirëmbajtjen dhe shit-blerjen e veturave në Zvicër është në rritje e sipër sipas standardeve të njejta të garazheve konkurrente në tregun e automobilizmit në Zvicër.

Në vazhdën e garazhistëve tjerë shqiptarë që ka prezantuar albinfo.ch si pjesë të promovimit të bizneseve të shqiptarëve të Zvicrës, kësaj here sjellim reportazhin për garazhin „Murina“ që ka mbi 20 vite përvojë pune në Cyrih.

Me moton „Just drive“ që nënkupton vetëm grahi apo „grahi hiç mos e nal“, „Garage Murina“, ka filluar punën në vitin 1996 duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh në mirëmbajtjen, servisimin dhe riparimin e veturës suaj.

Siguri e garantuar

Servisimi ofrohet për të gjitha markat sipas specifikave të prodhuesit; mirëmbajtjen periodike, gomë, frenim, ajër të kondicionuar, pastrim, testimin dhe riparimin e kontrollit teknik.

„Nëse vetura juaj ka kaluar përmes duarve tona, atëherë grahi hiç mos e nal“, siguron shefi i ri i garazhit, Valmir Murina, i cili garanton seriozitet dhe kompetencë pune të kryer me përgjegjësinë më të lartë për të gjitha çështjet që lidhen me veturën tuaj.

„Me ne“, vazhdon ai „vetura juaj është gjithmonë e gatshme për të nisur aventurën e radhës për pushimet verore, qofshin në Kosovë apo në ndonje vend tjetër“.

Pas 15 vjetësh punë merr drejtimin e garazhit nga babai

Valmir Murina është rritur dhe ka kryer shkollimin në Cyrih, por nuk e fsheh asnjëherë se e me prejardhje është nga fshati Topanicë i komunës së Kamenicës.

Babai i tij, Asllan Murina, e kishte hapur garazhin në vitin 1996 në Oberglatt të Cyrihut. Për shkaqe shëndetësore ai e ka lënë në vitin 2011 garazhin në duart e djalit të tij, Valmir Murinës, i cili ka vazhduar punën duke zgjeruar shërbimet.

„Zanatin e kam kry në një garazh universal në Rümlang të Cyrihut“, tregon Valmiri.

„Klientë shqiptarë nuk kemi shumë, mirëpo ata që i kemi, janë shumë të kënaqur me punën që bëjmë“, thotë Murina. „Ne ofrojmë servis të gjerë për vetura dhe bëjmë po ashtu përgatitjen e veturës për kontrollimin teknik si dhe gomisteri për vetura.

Ky profesion është shumë i vështirë për shkak të teknologjisë së avancuar elektronike të veturave të reja“, tregon 29 vjeçari Valmir Murina.

„Unë i kam klientët e mi dhe ata nuk largohen nga unë, pasi që kujdesi ynë është maksimal që secili klient të dalë i kënaqur“, shton babai i një vajze dy vjeçare.

„Garage Murina“ ne jemi këtu për ju

Që nga viti 1996 ne jemi punëtoria juaj e besuar në zonën tuaj. Ka plot 23 vite përvoje pune në mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave të të gjitha markave.

Makinë me qira për lëvizshmërinë tuaj

Me ne jo vetëm që merrni shërbime të shkëlqyera shërbimi, mirëmbajtje dhe riparimi, por edhe një makinë me qira gjatë riparimit të automjetit tuaj.

(KEYSTONE/DPA/Matthias Balk)

Çfarë i nevojitet veturës suaj para një rruge të gjatë?

Garazhi Murina, këshillon dhe përgatit veturat e klientëve edhe për rrugëtime të gjata

Kur afrohet vera, pushimet janë në mendjen e secilit. Pjesa më madhe e pushimeve nënkupton rrugë, shpesh rrugë shume të gjatë me veturë për të arritur në vendin e dëshiruar. Që pushimet të shkojnë sipas planit, para se të merrni rrugë, ju duhet duhet të kujdeseni për gjendjen teknike të veturës suaj. Gomat, ndriçimi, lëngjet dhe ngarkesa janë gjërat e para që duhet t`i kontrolloni para se të merrni një rrugë të gjatë.

Ne ju ofrojmë cilësinë më të mirë duke ofruar punë të nivelin më të lartë për të gjitha markat e makinave. Ofrojmë pjesë këmbimi të cilësisë origjinale. Jemi kompetentë dhe të besueshëm. Bëjmë ekzekutimin e shpejtë të punës. Te ne mund të merrni veturë me qera.

A e keni gjetur makinën tuaj të ëndrrave?

Te “Garage Murina” ju mund ta gjeni makinën tuaj të ëndërrave.

Garage “Murina” ofron mundësi të veçanta financimi të përshtatura për nevojat tuaja në mënyrë që të gjeni një mjet të përshtatshëm për çdo buxhet. Ne ofrojmë mundësi financimi të përshtatura për nevojat tuaja në mënyrë që të gjeni një mjet të përshtatshëm për xhepin e secilit klient.

Ngarkesa e pa menduar krijon pasiguri për pasagjerët.

Nëse bagazhi juaj nuk vendoset siç duhet, siguria juaj në komunikacion nuk është e garantuar sepse në rast manovrimi apo frenimi të papritur, gjërat mundë të fluturojnë deri në kokpit. Frenimi i papritur në një udhëtim prej 100km / h shndërron një paketë 30 kilogramëshe në një plumb 90 kilogramësh

Por çfarë duhet të kontrolloni para se të merrni një rrugë të gjatë?

„Garage Murina” precizon: Gomat në fillim, duhet kontrolluar profili i gomave. Një gomë konsiderohet e veshur kur thellësia e shkeljes është më e vogël se thellësia minimale e përshkruar prej 1.6 milimetra.

Përveç kësaj, presioni adekuat i gomave është thelbësor për një udhëtim të sigurt.

Presioni i ulët i gomave mund të shkaktojë mbinxehje, humbë efektin e frenimit dhe ndotë më tepër mjedisin me Co2 dhe rezistenca e lartë e rrotullimit rezulton me konsum më të lartë të karburantit.

Lëngjet

Sidomos përpara se të vozisni jashtë shtetit është e këshillueshme të kontrolloni nivelin e vajit. Niveli optimal është midis maksimumit dhe vlerës minimale. Një kontroll i lëngut të frenimit kërkohet nëse është fjala për zhurmë të rëndë kur frenoni automjetin. Nëse frenat shfaqen, automjeti duhet të shkojë në punëtori.

Kontrolli rutinor përfshinë edhe nivelin e rrymës së baterisë, testimin e ndriçimit të automjeti dhe kujdesin ndaj mbingarkesës.

Publireportazh