Bota
“Gara me kohën” për shpëtimin e qindra migrantëve, të mbetur në Detin Mesdhe
UNHCR bënë thirrje që shtetet evropiane t`i pranojnë, pasi stuhi po vijnë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) u ka bërë thirrje qeverive evropiane që të pranojnë 500 migrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe, sa më shpejt që të jetë e mundur, përderisa qeveritë nuk janë në gjendje të bien dakord se kush do t’i marrë ata, përcjell albinfo.ch.
I dërguari i posaçëm i UNHCR-së, Vincent Coquettel, tha se “kjo është një garë me kohën” dhe shtoi se “stuhitë po vijnë dhe kushtet do të përkeqësohen”.
Migrantët aktualisht janë në bordin e dy anijeve humanitare, e qeveria italiane nuk po i lejon ata të hyjnë në port.
UNHCR-ja tha se këtë vit, rreth 600 njerëz vdiqën ose u zhdukën në det midis Libisë dhe Italisë.
Komisioni Evropian tha se u kishte bërë thirrje shteteve anëtare të ofrojnë ndihmë, duke theksuar se nuk mund të ndërhyjë vetë./rel/
E-Diaspora
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake Regjistrimi i nxënësve në mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake për vitin shkollor 2025/2026...
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
-
Gjykata e lartë e Aargaut liron para kohe shqiptarin që ka kryer vrasje
Jeta në Zvicër
-
Oficerët zviceranë me origjinë të huaj, a janë prova përfundimtare e integrimit? Ushtria zvicerane ka një magjepsje të veçantë për disa emigrantë të gjeneratës së dytë. Sipas një...
-
Pothuajse çdo e dyta biçikletë e shitur në Zvicër është elektrike
-
A mund ta dini se sa kanë paguar qiramarrësit e mëparshëm para juve në Zvicër?
-
A e dini se Kryqi i Kuq (ICRC) filloi punën në Zvicër mbi 160 vjet më parë
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë