Ekonomi

Dhurata e bankës, fshin borxhin e kartave të kreditit

“JPMorgan” realizon ëndrrën e miliona personave në Kanada

Banka ka fshirë borxhin e kartave të kreditit të klientëve të saj në Kanada.

“Merreni si një dhuratë”, ka deklaruar banka. Vendimi i “JPMorgan Chase” lidhet me mbylljen e aktiviteteve që lidhen me kartat e kreditit në Kanada.

“Chase kavendosur të dalë nga tregu kanadez i kartave të kreditit. Dhe, ka vendosur të fshijë bilancin ekzistues për të kompletuar daljen e saj”, shpjegon zëdhënësja Maria Martinez, transmeton Scan.

Chase ka pushuar së pranuari kërkesa të reja për karta krediti në Kanada prej dy vjetësh, përcjell albinfo.ch.

Në marsin e vitit 2018, banka ka vendosur të mbyllë llogaritë ekzistuese dhe të bllokojë mundësitë për klientët ekzistues për të bërë shpenzime të reja, duke vijuar që të pranojë pagesat e tyre të shlyerjes së borxhit kundrejt saj.