Integrimi
Kosovari dëbohet nga Zvicra, nuk donte të punonte
Këtë vendim e ka marrë Gjykata Federale duke marrë parasysh refuzimin e kosovarit për të punuar, pastaj prirjen e tij për dhunë si dhe borxhet
Shqiptari 31 vjeçar nga Kosova, në Zvicër kishte ardhur në vitin 2005, përmes martesës me një kosovare e cila jetonte në këtë vend nga mosha 12 vjeçare, gjegjësisht nga viti 1994. Çifti ka tre fëmijë por kreu i familjes tash duhet të braktisë Zvicrën. Këtë vendim e ka marrë Gjykata Federale, duke mbrojtur interesat publike të vendit, marrë parasysh refuzimin e kosovarit për të punuar, pastaj prirjen e tij për dhunë si dhe borxhet e tij.
Në vitin 2006 ai kishte kërcënuar me thikë dhe e kishte lënduar lehtë shefen e tij të punës. Përveç kësaj, kosovari kishte sulmuar fizikisht disa herë në javë bashkëshorten, për çfarë i ishte shqiptuar nga policia dëbimi nga banesa e përbashkët. Për shkak të gjelozisë së sëmurë të tij, bashkëshortja ishte detyruar ta braktiste punën kështu që tash një kohë të gjatë ajo ka mbetur e papunë.
Përveç faktit se gjatë qëndrimit nëntëvjeçar në Zvicër pothuajse nuk ka punuar fare, ai kishte provuar të fitonte pensionin e invaliditetit. Kjo nuk i kishte shkuar përdore pasi që ishte vëzhguar, me ç`rast ishte konstatuar një diskrepancë e madhe në mes të kufizimeve fizike që kishte pretenduar se i kishte dhe aftësisë reale të tij për punë.
Në mars të vitit 2012 Enti për Migracion i Kantonit S. Gallen kishte hedhur poshtë kërkesën e tij përe vazhdimin e lejes së qëndrimit në Zvicër. Ankesa e bërë në nivel kantonal iu hedh poshtë ndërsa së fundi edhe Gjykata Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër ka mbrojtur qëndrimin e kantonit.
Sipas vendimit të gjykatës, interesi i kosovarit për të qëndruar në Zvicër është i pakontestueshëm, për shkakun se këtu i jeton bashkëshortja dhe fëmijët. Por, për gjykatën, më shumë ka peshuar rrethana se ai në Zvicër nuk ka punuar pothuaj fare dhe ka marrë mbi 81 mijë franga ndihmë sociale. Po ashtu ai ka pasur rreth 14500 franga borxhe. Ndërsa gjendja e tij shëndetësore, sipas gjykatës, pas dy operacioneve të kryera, nuk është aq e rëndë për ta penguar të gjejë ndonjë punë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar