Zhvillim

Këpucë “Made in Kosova” eksportohen në Itali

5 mijë palë këpucë "Made in Kosova" janë nisur sot për Itali për kompaninë "Leo Shoes".

Kompania “SOLID Shoes”, përmes një kumtese, thotë se ka arritur kontratë afatgjatë bashkëpunimi me kompani nga Italia dhe si rezultat gjatë këtij viti si dhe gjatë vitit tjetër pritet që të ketë eksporte edhe më të mëdha të këpucëve në drejtim të Italisë.

Kompania “SOLID” ka lidhur kontrata edhe me disa kompani nga Italia dhe Evropa.  Kjo e fundit vjen pak kohë pas bashkëpunimit me kompaninë e njohur botërore” GEOX”.

„Bashkëpunimet e mëhershme për eksport si dhe kjo e tanishmja janë dëshmi e profesionalizimit, ekspertizës dhe kualitetit të lartë të prodhuesit vendor “SOLID Shoes”, tranmestojnë komunikatën e kësaj kompanie mediat në Prishtinë.