Zhvillim

Zvicra, investitori më i madh në Maqedoni

Në gjysmën e parë të këtij viti nga 132 milionë investime të huaja, 118 prej tyre vijnë nga Zvicra

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Maqedoni kanë hyrë një total  prej 132 milionë  € nvestime të huaja direkte,  bën të ditur  Banka Kombëtare e Maqedonisë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar bëhet fjalë për rreth 14 milionë më shumë investime.

Muaji më i keq për investime ishte qershor kur, sipas të dhënave të Bankës Kombëtare të Maqedonisë investimet ishin më pak se një milion euro. Shumica e investimeve në gjysmën e parë të viti 2014 vijnë nga Zvicra, 118 nga  132 milionë erueo nga investimet e përgjitshme direkte në vendit.

Përveç Zvicrës,  në mesin e pesë investitorëve më të mëdhenj në Maqedoni hyjnë Turqia, Ukraina, Gjermania dhe Britania.
Analizuar sipas sektorëve, investimet e mëdha janë regjistruar në miniera me 35 milionë euro, prodhimtari 31 , ndërtimtari 22 dhe shërbime 19 milionë euro.