Shqipëria
Operacioni FRONTEX, ndalohen 1300 azilantë
FRONTEX, misioni ndërkombëtar i kontrollit të kufirit, bëri publike disa prej rezultateve të punës disamujore të efektivëve nga disa vende përgjatë vijës së kufirit të gjelbërt në Kakavijë.
Eduart Merkaj, drejtor për kufirin dhe migracionin, tha se që prej 22 majit janë ndaluar dhe përpunuar sipas rastit 1300 shtetas të huaj që synonin të kalonin tranzit përmes Shqipërisë. Një pjesë e tyre kanë aplikuar për azil, shumë janë deportuar ndërsa gjatë kësaj periudhe u ndaluan edhe 27 shtetas të shpallur në kërkim.
Martin Vodrasa, zv.drejtor i përgjithshem i policisë çeke për kufirin tha se Çekia merr pjesë me 13 efektivë në këtë mision, i pari i vendit të tij në një territor kufitar jashtë BE-së. Ai e cilësoi misionin të suksesshëm dhe të rëndësishëm për sigurinë europiane.
”Gjendem këtu në krye të një ekipi çek dhe mund të them se ishte një eksperiencë e suskesshme. Shërbimi që ne ofrojmë këtu është një shërbim për sigurinë e Europës”, thotë Martin Vodrasa.
Ndërsa zv.drejtoresha e Marrëdhënieve Ndërkombëtare tha se rezultatet janë shpresëdhënëse dhe strategjia e sigurisë po ofron kontroll më të lartë për trafiqet e paligjshme.
”Operacioni i Frontex provoi se këto misione janë të nevojshme. Shqipëria nuk është një kufi i brishtë për në Europë, por një drejtim i synuar prej emigrantëve të paligjshëm dhe trafikantëve. Bashkëpunimi dhe rezultatet ishin shumë të mira”, shprehet Andrea Storchova.
Ky ishte i pari mision i Frontex në Shqipëri. Më parë forca policore nga 9 vende kanë patrulluar për muaj me radhë në 2 misione të ndryshme kufirin jugor me Greqinë, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch