CH-Ballkani

Shkencëtarja britanike gjendet e vdekur në Greqi

Zhdukjen e Natalie Christopher, shkencëtares britanike, e cila jeton në Nikozi, e ka lajmëruar partneri i saj pasi ajo të hënën nuk ishte kthyer nga vrapi i mëngjesit.

Policia greke e ka gjetur të hënën trupin e shkencëtares britanike të zhdukur në një humnerë në ishullin Ikaria, lajmëroi televizioni shtetëror grek.

Trupin e kanë gjetur vullnetarët, të cilët e ndihmonin policinë në kërkim të astrofizikanes së zhdukur Natalie Christopher, 35 vjeçe, nga Londra, lajmëron televizioni ERT.

Zhdukjen e Natalie Christopher, e cila jeton në Nikozi, e ka lajmëruar partneri i saj, pasi ajo të hënën nuk ishte kthyer nga vrapimi i mëngjesit.

Pas kësaj është nisur kërkimi i gjerë, në të cilin përveç policisë, ishin angazhuar edhe zjarrfikësit dhe helikopterët.

Gjatë hetimin policia ka zbuluar gjurmë të gjakut në jastëkun e saj, ndërsa shërbëtorja ka treguar se çifti është grindur një natë para zhdukjes së saj.

Christopher është e njohur për punën e saj si aktiviste paqësore në Qipron etnikisht të ndarë, por edhe është angazhuar për pjesëmarrje më të madhe të grave në disa fusha shkencore./Insajderi.com.