Lajme
Numri i personave që punojnë në Zvicër dhe jetojnë jashtë saj, në rritje
Shtimi ka të bëjë në radhë të parë me rritjen e numrit të personave nga Italia dhe nga Franca, të cilët kanë ardhur për të punuar në Zvicër
Në tremujorin e dytë të këtij viti është regjistruar një rritje e konsiderueshme e numrit të të huajve nga zonat kufitare, të cilët punojnë në Zvicër. Numri i “kaluesve të kufirit“ (Grenzgänger ose Frontalieri), siç identifikohen këta punëtorë nga Italia, Franca, Gjermania dhe Austria, në fund të qershorit ka qenë 323.000, shkruan srf.ch.
Ky numër është për 2.4 për qind më i madh se në tremujorin e dytë të një viti më parë, transmeton albinfo.ch. Rritja e shënuar tregon për atraktivitet të shtuar të vendeve të punës në Zvicër, shkruajnë mediet zvicerane.
Shtimi ka të bëjë në radhë të parë me rritjen e numrit të personave nga Italia dhe nga Franca, të cilët kanë ardhur për të punuar në Zvicër. Ndërsa, nga ana tjetër, numri i gjermanëve ka shënuar rënie.
Sikurse edhe deri tash, më së shumti punëtorë të tillë të huaj janë regjistruar në regjionin e Liqenit të Gjenevës, që përfshin Kantonin e Gjenevës dhe atë të Vaudit, përcjell albinfo.ch. Në këtë regjion janë të punësuar çdo i treti “Frontalier” në Zvicër. Pas kësaj zone vjen ajo e Zvicrës Veriperëndimore (Bazel, Baselland) dhe Tiçino ose Zvicra jugore.
Karakteristikë e këtyre punëtorëve është se ata punojnë në Zvicër, por vazhdojnë të jetojnë me familjet në vendet e tyre përkatëse.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave