Lajme
Rritet numri i grave, kandidate për zgjedhjet parlamentare të Zvicrës
“Mesatarisht, rritja e numrit të grave kandidate shkon në 5 për qind në krahasim me zgjedhjet e katër viteve më parë, gjegjësisht kemi një shkallë prej 39 % femra në listat zgjedhore”
Është rritur ndjeshëm numri i i grave që kanë paraqitur kandidaturën për zgjedhjet paralmentare në Zvicër, të cilat mbahen në tetor të këtij viti. Sipas hulumtimeve të realizuara nga projekti mbipartiak “Helvetia ruft”, 39 për qind të të personave që figurojnë në listat zgjedhore, janë të gjinisë femërore.
“Mesatarisht, rritja e numrit të grave kandidate shkon në 5 për qind në krahasim me zgjedhjet e katër viteve më parë, gjegjësisht kemi një shkallë prej 39 % femra në listat zgjedhore”, ka thënë për srf Kathrin Berstschy, bashkëkryetare e Alliance F, organizatës çati të organizatave të grave në Zvicër.
Siç ndodh zakonisht, më së shumti gra në listat e tyre zgjedhore kanë vënë Patrtia e Gjelbër (55%) dhe Partia Socialdemokrate (51%), transmeton albinfo.ch.
Në fund të radhës, sikur edhe herëve tjera, është SVP, me vetëm 23% gra në listën e saj zgjedhore. Por edhe kjo parti ka shënuar rritje prej 4 për qind të kandidateve femra në krahasim me vitin 2015.
Sipas Bertschy, rritja e numrit të grave kandidate për zgjedhjet parlamentare ka ardhur si rezultat i presionit publik që kanë bërë aktivitete të tilla si greva e grave ose angazhimi i lëvizjeve si “Helvetia ruft”. Kjo e fundit, në prag të fushatës zgjehdore ka informuar të gjitha partitë se do t`i vlerësojë publikisht të gjitha listat zgjdhore. Shumica partive, sipas saj, kanë reaguar pozitivisht.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave