Integrimi
Gjithnjë e më shumë të huaj krijojnë biznese në Gjermani
Gjatë vitit 2013 është rritur numri i bizneseve nga të huajt në Gjermani.
Banka Nacionale për Zhvillimin, KfW, ka bërë të ditur së në vitin 2013 një në pesë firma janë krijuar nga një migrantë, ose migrante (21 për qind). Një vit më parë ishin dy përqind më pak, rreth 19 përqind.
Gjithsej 868.000 njerëz vitin e kaluar moren guximin që të hedhin hapin drejt vetëpunësimit, 93.000 më shumë se në vitin 2012.
Në pesë vitet e fundit (2008 deri 2013) në grupin e sipërmarrësve në Gjermani janë më shumë të përfaqësuar turqit (21 përqind). Pas tyre vijnë njerëzit me shtetësi ruse (10 përqind), polake (7 përqind), apo italiane (5 përqind).
Sipas KFW-së, transmeton DPA, njerëzit me prejardhje migrimi: “janë më ofensivë në nismat e tyre për hapur biznese, për shembull duke punësuar punonjës, edhe në qoftë se krijimi i firmës ishte një vendim për shkak të mungesës së mundësive të punësimit.”
Megjithatë edhe numri i rasteve mbylljes së veprimtarisë së vetëpunësimit është më i lartë. Ndërsa në të gjitha bizneset e reja një e treta e firmave nuk ekzistojnë më, në sipërmarrjet me një pronar me origjinë të huaj janë 39 për qind.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?