Gjuha
Në Volketswil starton grupi i lojës për fëmijë në gjuhën shqipe
Në Volketswil të Cyrihut nga 1 shtatori 2014 fillon për herë të parë një grup i lojës për fëmijë me emrin „Musikus-Spielgruppe“, që për nga koncepti dhe ideja është e llojit të veçantë
Në Zvicër, krahas çerdheve për përkujdesje për fëmijët, ekziston edhe një numër i madh i formave të tjera të përkujdesjes për fëmijët, siç është „Spielgruppe“ apo „Grupi i lojës për fëmije“, të cilat ofrojnë mundësi dhe kushte të përshtatshme për një zhvillim adekuat të fëmijëve.
Kështu fëmijët kanë mundësi që në kuadër të këtij organizimi të takohen rregullisht me moshatarët e tyre, duke krijuar grupe konstante dhe kështu qysh në moshat e hershme, nën përkujdesjen e personelit profesional, përmes aktiviteteve animuese dhe lojërave me karakter pedagogjik të zhvillojnë aftësitë e tyre kreative si në aspektin emocional, kognitiv, fizik (trupor) dhe social.
Kjo u mundëson fëmijëve që në kuadër të këtyre aktiviteteve grupore të mësohen me rregullat jashtë familjes, e njëkohësisht kjo krijon mundësinë që fëmijët të aftësohen që të përballojnë situata të ndryshme me sukses dhe në mënyrë të pavarur.
„Përgatitja dhe edukimi i shëndoshë i fëmijëve në fazat e mëhershme dhe më të rëndësishme të jetës është një kusht i domosdoshëm për një zhvillim adekuat e të qëndrueshëm për fazat e mëvonshme të jetës, duke përfshirë edhe fillimin sa më të mbarë të shkollës“, thotë pedagogia Luljeta Shaqiri-Emini.
„Musikus-Spielgruppe“, duke u bazuar mbi këta parametra, por edhe nga hulumtimet e ekspertëve të kohës një vëmendje të veçantë i kushton edukimit të hershëm të fëmijës në gjuhën shqipe dhe në gjuhën gjermane, si dhe edukimit përmes kreativitetit muzikor.
Ky projekt do të përcillet me zhvillime kualitative të nivelit shkencor.
Më shumë detaje për projektin në pdf-in e mëposhtëm:
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha