Integrimi
6 shqiptarë garojnë për deputetë në Parlamentin suedez
Në zgjedhjet parlamentare në Suedi, më 14 shtator, konkurrojnë edhe 6 kandidatë shqiptarë nga parti të ndryshme politike.
Shqiptarët në Suedi mund të votojnë për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin suedez.
Më 14 shtator mund të votojnë për 6 kandidatët shqiptarë, të cilët garojnë në këto zgjedhje parlamentare.
Bëhet fjalë për Adnan Dibranin, Arba Kokallarin, Adrian Kaba, Naim Murseli, Aurora Pirraku Eriksson dhe Shkurte Xhemajli.
E drejta e shqiptarëve të Suedisë për të votuar përcaktohet nga të dhënat në regjistrin e popullatës së organeve tatimore (Skatteverket) 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Shqiptarët në Suedi kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet parlamentare nëse kanë nënshtetësi suedeze dhe janë apo kanë qenë të evidentuar në regjistrin e popullsisë në Suedi.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?