Lajme
Për një vit, 13 dënime për bartëset e burkave
Në Kantonin St.Gallen ku ndalesa e mbulimit të plotë të grave në hapësirë publike është vënë në fuqi në fillim të vitit, ende nuk është shqiptuar asnjë gjobë e vetme
Në Kantonin e Tiçinos para tri vitesh ndërsa në atë të St. Gallenit nga fillimi i këtij viti, është në fuqi ndalesa e burkave, gjegjësisht mbulesës së grave myslimane, shkruan albinfo.ch. Këto dy kantone merren si laboratore eksperimentimi për vendosjen e mundshme të kësaj ndalese edhe në pjesën tjetër të Zvicrës, shkruajnë mediet zvicerane sot.
Me këtë ndalesë parashikohen dënime me gjobë prej disa qindra frangash për gratë të cilat mbulojnë fytyrën në hapësirat publike. Po ashtu ndalesa ka të bëjë edhe me tifozët sportivë, të cilët maskojnë fytyrat dhe shkaktojnë probleme në stadiume.
Kritikët thonë se ligji anti burka pasqyron një politikë të mbështetur thjesht ne simbole, pasi që në gjithë Zvicrën gratë me burka mund të numërohen me gishtërinjtë e dorës, shkruan sonntagsblick.ch.
Në Kantonin St.Gallen ku ndalesa e mbulimit të plotë të grave në hapësirë publike është vënë në fuqi në fillim të vitit, ende nuk është shqiptuar asnjë gjobë e vetme. Nërsa në Tiçino, tri vite pas hyrjes në fuqi të kësaj ndalese, policia ka regjistruar në vitin 2018 vetëm 24 raste.
Prej tyre 13 janë për gratë me burka dhe 11 për tifozët e maskuar të futbollit dhe të hokejit mbio akull.
Shefi i Departamentit të punëve të brendshme, drejtësisë dhe policisë, Norman Gobbi ka arsyetuar megjithatë ndalesën, transmeton albinfo.ch. “Ne e kishim të qartë se nuk bëhej fjalë për numrin e madh të shkeljeve por për parimin”, ka thënë ai për Sonntagsblick.
“Ligji mundëson një siguri më të lartë dhe njëkohüesisht mbron vlerat tona”.
Sido që të jetë, populli i Zvicrës së shpejti duhet të vendosë nëse ndalesa e mbulimit do të shtrihet në gjithë Zvicrën ose jo, përcjell albinfo.ch. Edhe pse Këshilli Federal është shprehur kundër iniciativës për ndalimin e burkës, bartësit e kësaj iniciative po përpiqen që ta riaktivizojnë atë, përmes një kundërpropozimi indirekt.
Ndërsa propozimi i Këshillt Federal kërkon që fytyra duhet t`u tregohet ose identiffikimi duhet patjetër të bëhet para autoriteteve shtetërore dhe kontrolluesve të biletave në tren. Por vetëm kaq, jo më shumë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026