Ekonomi
Shopping Mall në Prizren hap konkurs për 1500 vende pune
Galeria Shopping Mall nga sot ka hapur konkursin për 1500 vende pune me orar të plotë
Galeria Shopping Mall, qendra tregtare më e re në Prizren me hapësirë mbi 50,000 m2 dhe me një investim mbi 20 milionë euro, nga sot ka hapur konkursin për 1500 vende pune me orar të plotë.
Ky projekt vendor i nisur në mesin e vitit 2017, është në fazën përfundimtare për t`i sjellë Prizrenit, qyteteve përreth Prizrenit dhe atyre në Shqipëri, një qendër tregtare me standardet më të larta të ndërtimit, parking të jashtëm dhe të brendshëm, hapësira të ndriçuara dhe të ajrosura me teknologjinë e fundit, si dhe atraksione të tjera që e bëjnë këtë qendër ndër më modernet në rajon.
Galeria do të sjellë mbi 100 brende të njohura vendore dhe ndërkombëtare si: Cineplexx, LC Waikiki, Burger King, Rossmann, Oliver Weber, Geox, Timberland, Sportina, Aztech, Intersport, FLO, Lindex, Piazza Italia, EBC, BO Bowling, Area 52 Trampoline Park, Playland, Heb’s, Big Scoop, Dastini, Proper Pizza, Sarajeva Stakehouse, dhe shumë brende të tjera.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun