Ekonomi
KEDS do të investojë katër milionë euro këtë vit në Ferizaj
Shpejtë do të fillojnë punimet për realizimin e 14 projekteve energjike në Ferizaj, të cilat do të kapin vlerën e 14 milionë euro.
Hasan Oz, drejtori i Investimeve të KEDS-it e bëri të ditur vendimin gjatë takimit me zyrtarët komunalë të Ferizajit, ku u arrit marrëveshja finale mes palëve.
Sipas planit investiv brenda në qytet do të ndërtohen linja të reja nëntokësore me qëllim të lidhjeve unazore mes trafostacioneve ekzistuese dhe pas përfundimit të nënstacionit nga ana e KOSTT, që pritet të përfundojë në vitin 2021, do të lidhet komplet rrjeti i KEDS-it. Pas kësaj Ferizaj, pas Prishtinës, do të jetë qyteti i vetëm në Kosovë që do të ketë furnizim të dyfishtë në formë unazore. Gjithashtu do të bëhen edhe riparimi i disa trafove ekzistuese.
Projektet pritet të përfundojnë në fund të këtij viti dhe për këtë KEDS ka angazhuar pesë kompani kontraktuese për kryerjen e punimeve në afat sa më të shkurtër kohor dhe pas kësaj Ferizaji do të ketë furnizim cilësor dhe 24 orë pa-ndëprerë energji elektrike, raportojnë mediat kosovare.
Pas përfundimit të këtyre projekteve energjetike do të përfitojë komplet qyteti Ferizajit dhe fshatrat që përfshihen me largpërçuesin e kampit Bondsteel.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun