Lajme

Votimi elektronik në Zvicër, mbetet sfidë

Ekspertët e kundërshtojnë këtë proces

Ideja e votimit elektronik në Zvicër ka qenë një ëndërr e guximshme, mirëpo realizimi i këtij projekti është i dyshimtë, shkruan swissinfo, përcjellë albinfo.ch

Qeveria federale kishte dhënë një propozim që të përdorët një sistem i votimit elektronik, por kundërshtarët që në këtë rast ishin shkenctarë të kompjuterëve ishin skeptic dhe kritik, ku menjëherë pas ngritjes së kësaj ide pasoi një debat emocional midis politikanëve e shërbyesve civil.

Pas gjithë këtij debati u vendos se ekziston një manipulim i votës më i lehtë në këtë mënyrë, dhe se rrezikon të shkelë shtyllën politike të Zvicrës për demokraci të drejtëpërdrejtë.

Ekspertë Hernâni Marques dhe Adrian Aulbach ishin ndër skeptikët më të mëdhenje. Marques është një gjuhëtar i kompjuterave, sociolog, studiues i neuro-informatikës dhe anëtar i bordit të Chaos Computer Club Sëitzerland. Ai është nga Cyrihu.

Aulbach është një zhvillues i programeve kompjuterike dhe ai do të përfaqësojë Partinë e Gjelbër në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, në këtë rast ai foli si një vendas i Bernës Oberland, dhe si specialist i softuerit.

Edhe pas disa viteve provash, votimi elektronik zviceran është ende në një udhëkryq, transmeton albinfo.ch

Hernâni Marques thotë se çështja kryesore është besimi ndonëse  nëse ka dyshime për votimin, atëherë një rinumërim mund të përsëritet dhe të bëhet në mënyrë transparente dhe të hapur. Në këtë mënyrë, çdo dyshim për rezultatin e një votimi mund të trajtohet.

Sipas ekspertit, Hernani Maques dyshime mund të lindin lehtësisht në votimin elektronik dhe nëse pas dyshimeve ripërsëriten votimet atëherë mund të nxisë dyshime të publikut sa i përket këtij procesi.

Ndërsa Adrian Aulbach, gjithashtu ekspertë i kësaj lamie, për swissinfo ka thënë se periudha prej pesë vitesh është e shkurt që të funksinalizohet kjo mënyrë e votimit,  pasi që  sipas tij ka ende punë për të bërë sa i përket kësaj çështje, sepse ky process mund të fillojë vetëm në qoftëse përmbushen kërkesat e specifikuara në lidhje me sigurinë.

Sipas ekspertëve votimi elektronik nuk është aspak më i thjeshtë sepse duhet të kontrollohen faqet shumë gjatë për të parë nëse jeni në adresën reale ku votimi do të llogaritet siç duhet.

Votimi elektronik është teknikisht i mundur, thjesht nuk është i sigurt apo i besueshëm. Votimi elektronik në Estoni, është kritikuar si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht. Një grup i pavarur hulumtues ka publikuar rezultate në estoniaevoting.org të cilat zbulojnë mundësi të rritjes së tentimeve për mashtrim. Në Estoni vetëm një e treta e votuesve përdorin votimin elektronik, megjithëse është e hapur për të gjithë.