Lajme
Maurer në fjalimin e 1 Gushtit: “Zvicra është një histori suksesi”
“Zvicra është një histori suksesi”, ka thënë ai, duke shtuar se është krenar me vendin tonë të vogël me rezultate të mëdha"
Në prag të ditës së festës nacionale të Zvicrës, 1 Gushtit dhe në këtë ditë, pesë nga shtatë ministrat në Qeverinë Federale kanë mbajtur fjalime në qendra të ndryshme të vendit.
Presidenti i federatës, Ueli Maurer ka mbajtur fjalimin kryesor, në Herzogenbuchse ndërsa ministri i jashtëm, Ignazio Cassis në Krauchtal. Ministrja e drejtësisë Karin Keller-Sutter i është drejtuar popullit zviceran të mërkurën në Rorschach, ministri i brendshëm Alain Berset, në Yverdon ndërsa ai i ekonomisë, Guy Parmellin, në Gletterens.
Fjala e presidentit Maurer është transmetuar nga transmetuesi publik i Zvicrës, SRF.
Maurer në fjalën e tij zyrtare është shprehur mirënjohës për arritjet e brezave të mëparshëm dje ka tërhequr vërejtjen që të mbrohen vlerat zvicerane, transmeton albinfo.ch.
“Zvicra është një histori suksesi”, ka thënë ai, duke shtuar se është krenar me vendin tonë të vogël me rezultate të mëdha.
“Modeli i suksesit, Zvicra është, si të thuhet, një trashëgimi. Dhe këtë trashëgimi duhet ta përmirësojmë dhe t`ua përcjellim tutje fëmijëve tanë.
Vlerat zvicerane si “liria dhe siguria, pavarësia dhe vetëvendosja, nuk dëshiron askush t`i tradhtojë. Ndërsa kritika nga jashtë si dhe “qëndrueshmëria e mangët dhe mungesa e guximit nga brenda janë rreziqe konkrete”, ka thënë veç tjerash presidenti i Konfedeeratës së Zvicrës, Ueli Mauerre në fjalimin e tij zyrtar para bashkëkombësve, me rastin e festës nacionale, 1 Gushtit.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave