Lajme
Banka Nacionale e Zvicrës, 40 miliardë franga fitim për 6 muaj
Gjashtëmujorin e këtij viti SNB e kurorëzon me një fitim prej 40 miliardë frangash, nga të cilat, në tre muajt e fundit janë gjeneruar 9 miliardë
Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka realizuar një fitim prej disa miliardash franga edhe në kuartalin (tremujorin) e dytë të këtij viti. Në këtë përfundim kanë arritur ekonomistët e bankës më të madhe të Zvicrës, UBS, shkruan srf.ch.
Ata vlerësojnë se fitimi i arritur gjatë kësaj periudhe është rreth 9 miliardë franga, transmeton albinfo.ch. Ky fitim është megjithatë dukshëm më i ulët se ai i realizuar në tremujorin e parë të vitit 2019, (janar-mars) që ishte plot 30 miliardë franga.
Ari, obligacionet dhe aksionet i kanë sjelle SNB-nsë një fitim prej gati 15 miliardë dollarë në tremujorin e dytë. Përveç kësaj, mbi 4 miliardë janë gjeneruar si të ardhura të përsëritura nga pagesat e interesit dhe dividendës, si dhe në formë të interesit negativ.
Por, ngritja e frangut ka të ngjarë të ketë bërë që SNB të pësojë një rënie prej 10 miliardash franga, vlerëson UBS, transmeton albinfo.ch. Kështu, fitimi pastër i tremujorit mbetet rreth 9 miliardë. Ndërsa gjashtëmujorin e këtij viti SNB e kurorëzon me një fitim prej 40 miliardë frangash, që është kryesisht rezultat i konjunkturave financiare në botë.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave