Integrimi
Shkaktari i vdekjes së dy fëmijëve mund të marrë 3 vjet burg
“Bëhet fjalë për vrasje nga pakujdesia në rrethana veçanërisht të rrezikshme dhe në gjendje të alkoolizuar” thotë një zëdhënës i prokurorisë. Për pasojë, ai mund të dënohet me deri në tri vjet burg
Shkaktari i tragjedisë së rëndë të familjes shqiptare nga Kosova që ndodhi para dy ditësh në afërsi të qytetit Linz, Austri, mund të dënohet me tre vjet burg. Ai, në gjendje të dehur kishte hyrë në autostradë nga ana e gabuar dhe kështu kishte goditur frontalisht makinën në të cilën udhëtonte familja katër anëtarëshe drejt Kosovës. Siç është shkruar tashmë, dy fëmijët, Shkëmbi 20 vjeç dhe Doruntina 9 vjeçe kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Nëna Lumturia 39 vjeçe ka pësuar lëndime të rënda dhe gjendet në spital ndërsa babai, Agroni (47) tashmë është lëshuar nga spitali.
Prokuroria shtetërore e Linzit ka filluar ndërkohë hetimet kundër shoferit të dehur 54 vjeçar, te i cili është konstatuar prania e alkoolit në gjak prej 1.4 promilash.
“Bëhet fjalë për vrasje nga pakujdesia në rrethana veçanërisht të rrezikshme dhe në gjendje të alkoolizuar” thotë një zëdhënës i prokurorisë. Për pasojë, ai mund të dënohet me deri në tri vjet burg.
I përmenduri ka mundur të merret në pyetje për herë të parë pasditen e të enjtes. Ai tashmë nuk e di nëse ka qenë duke vozitur në drejtim të gabuar. Shoferi austriak ka mundur vetëm të shohë se shumë makina i vinin nga ana e kundërt. Në momentin kur e ka kuptuar se është në anën e gabuar, aksidenti tashmë kishte ndodhur.
Shkaktari i aksidentit të rëndë nuk është mbajtur në burg. Kjo, sipas zëdhënësit, për arsyen se në biografinë e tij nuk ka pasur deri më tash asnjë delikt të çfarëdo lloji. “Sikur të kishte ngarë ndonjëherë veturën në gjendje të dehur, do të ishte arsye e mjaftueshme për ta mbajtur në burg”, ka thënë zëdhënësi.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert