Shqipëria
La Greqinë për fshatin Sinec, emigranti kthehet në atdhe
Sokoli është një emigrant nga Greqia. Pasi ka punuar shumë vjet jashtë Shqipërisë, ai e gjeti pasionin e tij mes malesh në fshatin Sinec të Kuçovës.
I shtrirë mes kodrash të gjelbëruara dhe fushave pjellore, emrin Sinec, fshati e ka marrë nga një burim me ujë të kristaltë që rrjedh mes shkëmbinjve.
Sineci është ëndrra e Sokolit, e bërë realitet më në fund, pas vitesh të gjata pune në emigracion. Sot ai e ka kthyer burimin në një pikë të vizitueshme ku ushtron biznesin e tij.
Sokoli bashkë me fëmijët e tij kthehet çdo verë në këtë zonë ku thotë se ëndërronte të investonte prej mëse 20 vjetësh.
Edhe pse për të udhëtuar drejt kësaj perle të natyrës 30 minuta larg Kuçovës, rruga nuk është e lehtë. Vizitorët që mbërrijnë në këtë oaz thonë se investimet duhet të bëhen, por megjithatë rrugëtimi më këmbë mbetet një pjesë e aventurës që i entuziazmon, shkruan Top Channel.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra