Gjuha

Këtë muaj mbahet seminari me mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë

Në fund të muajit korrik, në Prizren do të mbahet seminari i XV-të me mësuesit shqiptar të gjuhës dhe kulturës shqipe në Diasporë, përcjell albinfo.ch.

Ky aktivitet pritet të mbledhë mësues shqiptarë nga shtete të ndryshme të botës, të cilët më 31 korrik do të shkëmbejnë përvojat e tyre.

“Ky seminar ka si qëllim shkëmbimin e përvojave të mësuesve dhe diskutimin për metodat më të avancuara të mësimdhënies në Diasporë”, thuhet në një shkrim në faqen e Ministrit të Shtetit për Diasporën.