Kosova
Bashkëshortja e Adem Demaçit: Shqiptarët nuk i vlerësojnë veprat e tij
Një vit pas ndarjes nga jeta e veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi, ai po kujtohet si një njeri i cili i dha shumë kombit shqiptar, por a po vlerësohet sa duhet ky kontribut?
28 vjet i mungoi për së gjalli, e tani flet me fotografinë e tij çdo ditë.
Kështu bashkëshortja e Adem Demaçit, Xhemajlija, flet për veprimtarin e çështjes kombëtare që jetën ia kushtoi popullit, duke kërkuar liri.
“Shumë po më mungon, gjithnjë me fotografi po flas, edhe pak të kishe qëndruar ose me një ditë me pas shkua shumë vështirë, unë e kam adhuruar atë“, thotë bashkëshortja e tij.
Duke kujtuar kohën që bashkëshorti i saj kaloi në burgje, Xhemajlie Demaçi thotë se popullin shqiptar ende nuk e vlerëson veprimtarinë e tij, e një gjykim të tillë ajo e konsideron si të gabuar.
“Kur ka qenë në burg gardianëve u thoshte unë po e punoj punën time, nuk jam në burg, por ju jeni në burg, e ka ruajtur vetën për të jetuar, është munduat ta mbaj vetën për të pasur më shumë jetë për punuar për popullin…. 28 vite ka qëndruar në burg nuk është e lehtë, kurrë nuk ka folur për tortura për të mos i frikësuar të tjetër. Adem Demaçi është shkollë…. ai tjetër fjalë nuk ka pasur, pos kombi, populli, atdheu… Shqiptarët nuk e vlerësojnë, këtë vetëm i thuan lloj-lloj fjale, është shumë gabim….Unë e dua edhe më shumë vetëm se ka qenë patriot dhe që ka punuar për kombin”, shprehet me emocione ajo.
Në këtë përvjetor të vdekjes së tij, Demaçin e kujtoi edhe bashkudhëtari i tij, i cili ishte për shumë vjet edhe këshilltar i tij, Hakif Bajrami.
Sipas tij, populli shqiptar nuk ka kapacitet ta njohë vlerën e Adem Demaçit.
“Adem Demaçi është babi i shtetit të Kosovës, babai i Shqipërisë dhe pasardhësi më i denjë i Gjergj Kastrotit Skënderbeut. Adem Demaçin e njoh për 31 vjet, kam qenë këshilltar i tij dhe nuk e di kurrë ai njeriu që do e ketë lënduar ndokënd, populli shqiptar njëherë për njëherë nuk ka kapacitet që ta njohë vlerën e tij, do të nevojiten shekuj e shekuj për t’i njohur meritat, vendimin, burrërinë, trimërinë dhe nivelin shtetëror që kishte…Është obligim shumë i rëndë, por i realizueshëm që ne të shkojmë rrugëve të tij, hapave të tij me modesti dhe me vepra ashtu si dinte që t’i bëjë ai”, thotë Bajrami.
Në njëvjetorin e vdekjes së veprimtarit, Adem Demaçi, sot është vendosur edhe gurthemeli i shtatores së tij, ku me modelin ideor kanë vërejtje familja e tij.
Kujtojmë që për bindjet dhe angazhimin e tij politik, Adem Demaçi qëndroi 28 vjet i në burgjet e Jugosllavisë. Demaci udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së, me zyrë në Prishtinë. Demaçi ishte edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind