Feja
Shqiptarët në Ballkan festojnë Fitër Bajramin
Në të tri qendrat, Prishtinë, Shkup e Tiranë, klerikët fetarë bënë thirrje për paqe, solidaritet dhe dashamirësi ndërmjet njerëzve
Qytetarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe vendeve të tjera në Ballkan, kanë festuar të hënën festën e Fitër Bajramit, njërën nga dy festat më të mëdha të komunitetet islam. Në të tri qendrat, Prishtinë, Shkup e Tiranë, klerikët fetarë bënë thirrje për paqe, solidaritet dhe dashamirësi ndërmjet njerëzve.
Në Kosovë, namazi i Fitër Bajramit, apo siç njihet ndër shqiptar, Bajramit të Madh, u fal në Xhaminë e madhe, ndërsa myftiu Naim Tërrnava në hudben e Bajramit është lutur për mëshirë dhe begati për qytetarët e Kosovës dhe mbarë trojeve shqiptare derisa është lutur për ndalim të luftës dhe vrasjes së njerëzve në Siri, Gaza dhe të gjitha vendet e botës.
“Të ju ndihmohet atyre dhe të vendoset paqja në mes të gjithë atyre që jetojnë në ato shtete. Të kultivojmë frymën e dashurisë, paqes, tolerancës, respektit të ndërsjellë edhe me besime të tjera qe Kosova të jetë vend i harmonisë, tolerancës dhe paqes ngase Islami është një fe e cila i është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore”, tha mes tjerash Tërrnava.
Ai tha se ky Bajram vjen pas një sakrifice të madhe që e kanë bërë të gjithë besimtarët anë e kënd botës e i cili është vetëm për Zotin e madhërishëm.
“Sot është dita e parë e Fitër Bajramit, besimtarët islam anë e kënd botës, kudo që ata jetojnë kanë mësyrë xhamitë, shtëpitë e Allahut, për të kryer ritet e faljes së Bajramit, i cili vjen si kurorëzim i agjërimit të muajit të Ramazanit i tërë atij adhurimi dhe përkushtimi njëmujor që kemi bërë vetëm për Zotin xh.sh në shenj respekti për të gjitha ato të mira të cilat na i ka dhuruar ai”, është shprehur Tërnava.
Ndërsa në Tiranë, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptari, Skënder Bruçaj ka uruar gjithë besimtarët shqiptarë me rastin e Fitër Bajramit.
“Bajrami është dita e besimit të brengave, dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, dita e një jete të re, e pendesës për gabimet, e projekteve dhe veprave të mira. Dita kur mëritë, hatërmbetjet, xhelozia dhe smira marrin fund. Bajrami është solidarizim me mbarë shoqërinë”, tha ai.
Sipas Bruçaajt, Zoti e ka veçuar Bajramin si moment gëzimi, prandaj duhet të vlerësohet në këtë mënyrë.
Edhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë e udhëhequr nga Reis Ulema Sulejman Ef. Rexhepi ka uruar të gjithë besimtarët kudo që janë me rastin e kësaj feste madhështore fetare.
“Do ta falenderojmë Allahun xh.sh. për atë që na e mundësoi të agjërojmë edhe një Ramazan, e falënderojmë për të mirat që na i ka dhënë! Por, të mos harrojmë: këto falenderime do të kishin kuptim dhe do të ishin të pranueshme vetëm nëse në gëzimet tona do të përfshinim edhe njerëzit tanë që janë në nevojë: skamnorë, të varfër, jetimë, por edhe institucionet tona islame”, ka thënë Rexhepi në urimin e Bajramit.
Festa e Bajramit është festuar edhe në Luginën e Preshevës. Besimtarët e këtij rajoni i ka uruar kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, njëherit imam në xhaminë e mesme në Tërnoc, Sulejman Fejzullahu. Ai me këtë rast ka ftuar në paqe dhe pajtim, ndërsa ka përshëndetur edhe bashkatdhetarët që këtë vit në numër më të madh janë prezent në vendlindje sidomos për këtë festë.
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë. Agjërimi është një nga
E-Diaspora
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025