Kosova
Detaje të reja në lidhje me problemin e aeroplanit të linjës Stuttgart-Prishtinë
Problemet kanë kaluar pa incidente
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka njoftuar se më 24 korrik 2019 aeroplani i kompanisë ajrore ALK Airlines (ALK JSC) me regjistrimin LZ-MVK, gjatë fazës së nisjes së fluturimit nga Stutgarti për në Prishtinë (nr. i fluturimit VBB3208), ka pësuar një rrjedhje të lëngut hidraulik nga aktivizuesi i spoilerit të fluturimit në krahun e djathtë.
Në njoftimin e bërë për media nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës thuhet se ekuipazhi i fluturimit e ka ndërprerë nisjen dhe ka kthyer aeroplanin në platformë, duke i zbritur të gjithë udhëtarët nga aeroplani, ndërsa kompania ajrore është munduar ta riparojë defektin e shkaktuar.
Tutje në njoftim thuhet se mekanikët e angazhuar nga kompania kanë rregulluar defektin dhe përfundimisht, aeroplani është nisur nga Stutgarti rreth orës 18:40 dhe ka arritur në Prishtinë në orën 20:24, me një vonesë të përgjithshme prej 6 orësh e 24 minutash.
“Të nesërmen, më 25 korrik 2019, inspektorët e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës kanë kryer një inspektim SAFA (inspektim në platformë i mjeteve ajrore të operatorëve të huaj) të aeroplanit LZ-MVK të ALK Airlines, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Gjatë këtij inspektimi, inspektorët nuk kanë konstatuar ndonjë gjetje që do të ndikonte në sigurinë e këtij mjeti ajror për fluturim”.
Tutje AAC thotë se është në dijeni për pakënaqësitë e udhëtarëve për situatën e krijuar lidhur me vonesën e fluturimit VBB3208 të kësaj kompanie ajrore për të cilën shprehin keqardhje.
“Informojmë të gjithë udhëtarët se sipas legjislacionit në fuqi mund të kërkojnë kompensim nga kompania ajrore për vonesën e shkaktuar”.
Theksojmë se edhe para një muaji, në aeroplanin e ALK Airlines, 10 persona ishin lënduar pasi aeroplani Boeing i kësaj kompanie, që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel, pati turbulenca të mëdha 20 deri 25 minuta para uljes.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut