Maqedonia
Aksident në autostradë në Shkup, tetë të lënduar, dy rëndë
Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta në aksidentin rrugor që ndodhi sot në autostradën Veles-Shkup në të cilën kanë marrë pjesë dy automjete udhëtarësh, një nga Velesi, një nga Gjermania dhe një automjet transporti me targa të Shkupit.
Sipas të dhënave paraprake nga MPB-ja, rreth orës 11:55 minuta në autostradën Veles-Shkup, në atarin e fshatit Katllanovë ndodhi një aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve “alfa romeo” me targa të Velesit i drejtuar nga R.T (1987) nga Velesi, automjeti i udhëtarëve “audi” me targa gjermane i drejtuar nga S.J. (1978) nga Gjermania dhe automjeti i transportit “iveko” me targa të Shkupit i cili ka qenë në qëndrim nga S.B. (1975) nga Shkupi.
“Lëndime të rënda morën dy pasagjerët në automjetin “audi” nga Gjermania, ndërsa shoferi dhe një prej pasagjereve në audi ka marrë lëndime të lehta si dhe katër pasagjerët në automjetin “alfa romeo”, informojnë nga MPB-ja për MIA-n.
Është bërë hetim në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup. Në vendin ku ka ndodhur aksidenti rrugor qarkullimi po zhvillohet me vështirësi, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë