Integrimi
“Bergerët” dhe “Berishët” e Zvicrës jetojnë në dy botë të ndryshme
Çfarë i dallon shqiptarët nga zviceranët? Ata mund të jetojnë në të njëjtin bllok banimi dhe dallimi në mes jetës që bëjnë, të jetë “me vite drite”
Gazeta “Berner Zeitung” është marrë me këtë fenomen, duke cituar një sociolog, gjegjësisht punimin e tij me këtë temë dhe një punëtore sociale, e cila e njeh temën nga përvoja praktike.
Për të bërë krahasimin, gazeta ka marrë dy mbiemra tipikë zviceranë dhe shqiptarë: Berger dhe Berisha, që janë mbiemra të sajuar të familjeve të marra si mostra studimi.
Sociologu Francois Höpflinger prezanton zhvillimin e këtyre dy familjeve, ndërsa punëtorja sociale e mbështet këtë me shembuj nga praktika.
Dallimet fillojnë te të ardhurat. Përderisa Bergerët, të ardhurat e tyre i shfrytëzojnë vetëm për vete, Berishët kanë familjet e tyre te zgjeruara në Shqipëri (sigurisht edhe Kosovë, Maqedoni…) për të cilat duhet të kujdesen. Në këtë skemë solidarizimi hyjnë shpesh edhe kushëriri i sëmurë, xhaxhai i papunë etj. Dhe ja shpjegimi i sociologut: “Te familja evropiane-perëndimore dhe veriore më të rëndësishmet janë marrëdhëniet e çiftit dhe ato në mes të prindërve dhe fëmijëve. Ndërkaq nga mesjeta e këndej, janë dobësuar shumë lidhjet brenda klanit ose farefisit”.
Ndërsa punëtorja sociale bën një krahasim në mes të modelit perëndimor dhe atij evrolindor, në këtë rast shqiptar, të familjes. Sipas saj në modelin shqiptar ka solidaritet të madh karshi familjes së gjerë, por problemi është se ai që duhet të solidarizohet, e pëson keq.
Dallimi te qasja ndaj ndihmave sociale që eventualisht duhet të marrin Bergerët dhe Berishët është po ashtu thelbësor. Te Bergerët puna është e qartë: ata i përdorin ndihmat sociale për vete pasi që kanë nevojë. Ndryshe te Berishët: një pjesë të ndihmës sociale ata e dërgojnë te familja e gjerë, në Shqipëri dhe kështu u del problem me zyrtarët zviceranë. Atyre nuk u hyn në kokë ky “solidarizim” në mes të varfrish dhe ua zvogëlojnë shumën e ndihmave sociale.
Në rast problemi lidhur me edukimin dhe shkollimin, Bergerët kërkojnë këshilla në institucionet përkatëse, ndërsa Berishët i drejtohen klanit. Dhe klani, sipas sociologut dhe punëtores sociale, duke bazuar në rregulla të vetëgjyqësisë mund të ndodhë t`i dënojë ose kërcënojë pjesëtarët e vet.
Dallimet janë evidente edhe në kalimin e kohës së lirë. Përderisa Bergerët gjatë vikendit preferojnë të mbeten vetë, me fëmijët e tyre, Berishët “kënaqen” vetëm kur kanë pranë gjithë familjen e zgjeruar, farefisin. Höpflinger e shpjegon dallimin me atë se në perëndim preferohet ndarja sa më e madhe në mes të brezave ndërsa në vendet e juglindjes ndërhyrjet e brezave dhe ato të farefisit shihen si normale. Madje sipas tij, kjo vlen jo vetëm sa i takon marrjes së vendimit për lidhje martesore por edhe për kalimin e kohës së lirë.
Shtëpia e pleqve është kurorëzimi logjik për jetën e një Bergeri të moshës së shtyrë. Por ndryshe është puna me Berishën tipik. Ai “e ka të garantuar” “azilin” deri në vdekje te fëmijët e tij. Edhe pse studiuesit i kanë munguar të dhenat pe¨r Shqiüerinë, ai ka marrë si mostër më të përafërt Greqinë. Në këtë vend, 66 për qind të njerëzve konsiderojnë se familja e tyre ka detyrime sa i takon përkujdesjes ndaj tyre në pleqëri. Në Zvicër kështu mendojnë vetëm 22%.
Roli që luan religjioni te Berishët dhe te Bergerët dallon, pavarësisht se as Berisha nuk shkon shpesh në xhami dhe as Bergeri në kishë. Sipas studimit, një numër praktikash si poligamia, blerja e nuses ose martesa e fëmijëve, krishterimi i ka përjashtuar me kohë. Ndërsa përkatësia fisnore, te Berishët, ende i favorizon ato.
Një problem të paraprogramuar do ta ketë një femër nga “Bergerët” që do të martohet me një djalë “Berishe”. Ai është kërkesa e Berishës për të dërguar para në Shqipëri. Ndërsa Berishët zakonisht janë kundër vetëm sa i përket martesës së ndonjë djali të tyre me një zvicerane, pa marrë pëlqimin e familjes, klanit.
Dhe ku takohen Berishët me Bergerët, që duke jetuar në një bllok banimi janë kaq të ndryshëm? Në brezin e ri dhe në ata që vijnë, del si përfundim i studimit dhe artikullit. Qysh tash, brezat e rinj të Berishëve i marrin “me hajgare” shumë nga problemet dhe preokupimet e “seniorëve” të tyre dhe rrafshojnë dallimet me Bergerët. Dhe kjo i bën të ngjashëm me italianët, brezi i dytë i të cilëve tashmë mund të quhet plotësisht i integruar.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar