Kosova

Operacioni “Shënjestra”, arrestohen 18 persona

Policia e Kosovës sot ka arrestuar 18 persona nën dyshimin e bazuar për trafikim të armëve dhe municioneve, përcjell albinfo.ch.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërsa janë sekuestruar një sërë provash materiale. Po ashtu, PK ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 27 lokacione të ndryshme.

Siç ka njoftuar policia, janë sekuestruar si prova materiale:

• 57 armë zjarri të kalibrit dhe llojit të ndryshëm
• Rreth 9000 fishekë kalibrit të ndryshëm
• 2 Vetura që janë përdorur për kryerjen e veprës penale
• Një shumë prej 10 000 euro para të gatshme:
• 25 telefona celularë