Futboll
Ferronikeli nuk i frikësohet as rivalit, as presionit serb
Optimizmi te skuadra nga Drenasi para ndeshjes me Slovan Bratislavën që zhvillohet sonte nga ora 18:00, nuk është duke munguar, përjell albinfo.ch.
Top-shënuesi i Superligës për edicionin e kaluar, Kastriot Rexha, në një bisedë për Zëri.info ka besim të plotë te skuadra e tij, ani pse është i bindur për cilësitë e skuadrës nga Bratislava.
“Është një ndeshje e vështirë, me një kundërshtar shumë të fortë. Do të jetë e vështirë, por ne nuk do të dorëzohemi, edhe pse kundërshtari është në një nivel tjetër”, tha fillimisht Kastriot Rexha.
Më tutje “Kaski” shpreson që fati i skuadrës që do të kualifikohet më tutje të vuloset në Prishtinë. “Mendojmë të marrim sa më shumë nga kjo ndeshje, në mënyrë që ndeshja vendimtare të jetë në Prishtinë. Ne nuk kemi ardhur këtu të dorëzuar, edhe pse e dimë se do të jetë e vështirë”, vlerësoi “bomberi” kosovar.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën