Lajme
Çdo i katërti fluturim nga Aeroporti i Cyrihut bëhet me vonesë
Aeroporti më i madh në vend, ai i Cyrihut dhe i dyti pas tij, Aeroporti i Gjenevës, janë pothuaj në krye të një rangliste për mungesë saktësie, të përpiluar nga portali për të drejtat e pasagjerëve të avionëve, Airhelp
Zvicra njihet dhe vlerësohet lartë sidomos për saktësinë dhe përpikërinë e saj në të gjitha fushat. Por, duket se aktualisht kjo nuk vlen për aeroportet e saj, shkruan sda.ch. Kështu, aeroporti më i madh në vend, ai i Cyrihut dhe i dyti pas tij, Aeroporti i Gjenevës janë pothuaj në krye të një rangliste për mungesë saktësie, të përpiluar nga portali për të drejtat e pasagjerëve të avionëve, Airhelp.
Studimi ku hyn kjo ranglistë, ka trajtuar performancën e saktësisë të 20 aeroporteve më të mëdha në Zvicër, Gjermani dhe Austri gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, transmeton albinfo.ch. Këtu, Aeroporti i Cyrihut zë vendin e dytë për nga pasaktësia. Edhe Aeroporti i Gjenevës nuk qëndron shumë më mirë, duke zënë vendin e pestë të kësaj liste të palavdishme.
Për “rezultatin” e Aeroportit të Cyrihut tregon fakti se nga 59.700 fluturimet sa janë bërë gjithsej, 16.330 janë nisur me vonesë ose janë anuluar fare. Këtu kemi të bëjmë me një dështim në 27.4% të rasteve, pra më shumë se për një të katërtën, përcjell albinfo.ch. Në Aeroportin e Gjenevës, janë vonuar ose kanë dështuar të fluturojnë, 24% të aeroplanëve.
Përkundër rezultateve të dobëta të dy aqeroporteve zvicerane, është një aeroport gjerman që ua kalon: Aeroporti në Frankfurt am Main. Në këtë aeroport shkalla e vonesës ose e dështimit ka arritur në 30%!
Ndërsa rezultatin më të mirë e ka arritur aeroporti i Dortmundit. Vonesat ose dështimet e fluturimeve nga ky aeroport kapin shkallën prej vetëm 10%, transmeton albinfo.ch. Edhe Aeroporti i Laipcigut, me 14.5% vonesa konsiderohet i saktë, sipas studimit në fjalë.
Në Aeroportin e Cyrihut rezultatin e dobët e arsyetojnë me disa faktorë. Sipas një zëdhënëseje të këtij aeroporti, pikënisja e krahasimit që është bërë në mes të aeroporteve, nuk është korrekte. Kjo pasi që Aeroporti i Cyrihut dhe ai i Frankfurtit (që rezultojnë më të pasaktët) janë aeroporte që shërbejnë si platforma udhëkryqe, ku zhvillohen aterrime dhe startime fluturimesh nga vende të ndryshme dhe ku bëhet ndërrimi i aeroplanëve për linjat e gjata. Ndërsa aeroportet tjerë të marrë në shqyrtim, kanë kryesisht funksion të lidhjes nga një pikë në tjetrën prandaj kanë më pak ndërlikime dhe kështu, më pak vonesa.
Edhe pozicioni klimatik i Cyrihut, sipas zëdhënëses, është problematik, pasi që mjafton një puhi për të kufizuar zhvillimin normal të trafikut ajror nga ky aeroport.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025? Me përfundimin e vitit 2024, në vende të ndryshme të botës, planifikohen ndryshimet për vitin e...
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër