Financa
Banka zvicerane, fitim rekord
Rritja e fitimit vjen pavarësisht rënies së performancës si në divizionin e investimeve ashtu edhe në menaxhimin e pasurive
Banka zvicerane UBS publikoi një fitim neto prej 1.4 miliardë dollarësh në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me fitimin prej 1.29 miliardë dollarë, që raportoi në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.
Huadhënësi zviceran njoftoi se ky ishte rezultati më i mirë tremujor që nga viti 2010. Rritja e fitimit vjen pavarësisht rënies së performancës si në divizionin e investimeve, ashtu edhe në menaxhimin e pasurive.
“Gjatë tremujorit të dytë kemi parë një normalizim të ambientit dhe nëse shohim rezultatet, pa dyshim që diversifikimi i portofolit na shpërbleu”, deklaroi Sergio Ermotti, shef ekzekutiv i UBS-së.
Megjithatë, banka shënoi një rënie globale të biznesit të manaxhimit të pasurive, krahasuar me një vit më parë, transmeton Scan.
UBS raportoi një fitim operativ prej 886 milionë dollarë, krahasuar me 1 miliard dollarë në të njëjtën periudhë të vitit 2018. Edhe fitimet në divizionin e investimeve ranë krahasuar me një vit më parë, duke regjistruar një fitim operativ prej 440 milionë dollarë, përcjell albinfo.ch.
Duke folur për CNBC, Ermotti tha se pritshmëritë që Rezerva Federale të ulë normat e interesit kanë krijuar presion në tregje.
Analistët parashikojnë se Rezerva Federale do të ulë normat e interesit në takimin e këtij muaji. Banka qendrore më e madhe në botë nisi një normalizim të politikave në vitin 2015, por të dhënat e fundit kanë treguar një përkeqësim të kushteve ekonomike në SHBA. Edhe në Evropë, panorama është e ngjashme. Banka Qendrore Evropiane pritet të lehtësojë më tej politikat monetare, kryesisht duke ofruar stimuj.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













