Integrimi

Gjilani, 24 orë “onlinë” për diasporën

“Pushoni dhe relaksohuni në vendlindjet e juaja, derisa dyert e komunës janë 24 orë të hapura për secilin shqetësim që ju keni”, iu ka drejtuar mërgimtarëve kryetari Lutfi Haziri

Komuna e Gjilanit i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për pritjen e bashkatdhetarëve nga diaspora, ndërsa ka shtuar aktivitetet në dikasteret komunale, për t’u ofruar shërbime më të mira mërgimtarëve gjatë qëndrimit në vendlindje. Kështu ka deklaruar Lutfi Haziri kryetar i komunës së Gjilanit.

Për nder të bashkatdhetarëve, siç ka thënë haziri për mediat në Gjilan do të ketë aktivitete të ndryshme derisa me kohë është intervenuar në infrastrukturë për t`i ikur tollovisë në kohën sa ata janë këtu.

“Ne i kemi marrë të gjitha masat për pritjen e vëllezërve tanë nga diaspora dhe me kohë kemi intervenuar në infrastrukturë për t`i shmangur tollovitë në qytet, duke u liruar nga praktika e mëhershme që të punohet në kohën kur ata vijnë” deklaroi mes tjerash Haziri, i cili një pjesë të madhe të familjes i ka në diasporë.

Sipas Hazirit, për nder të diasporës do të organizohet një panair dhe do të ketë programe e aktivitete të ndryshme.

“Krejt kjo bëhet pasi që për ne diaspora janë vlerë kombëtare sepse roli i tyre që kanë dhënë për çlirimin e Kosovës është i madh, dhe gjithashtu ata ende vazhdojnë të japin kontributin e tyre për çlirimin e vendit të tyre”, ka thënë hairi, due iu dëshiruar mërgimtarëve pushim të këndshëm në Kosovë.

“Pushoni dhe relaksohuni në vendlindjet e juaja, derisa dyert e komunës janë 24 orë të hapura për secilin shqetësim që ju keni”, ka deklaruar Haziri.