Ekonomi
Sa është paga mesatare në Kroaci
Në prill të këtij viti, paga mesatare në Kroaci ishte 6,434 kuna (870 euro, 981 dollarë amerikanë), ndërsa niveli i papunësia në 8,5%
Kroacia shpreson të bashkohet me mekanizmin e Kursit të Këmbimit të Evropës (ERM II), dhomën e pritjes dyvjeçare për kandidatët e Eurozonës. Zagrebi shpreson të bashkohet me mekanizmin e ERM II deri në mes të 2020 dhe më pas, të mund të miratojë pas tre vitesh edhe euron.
Një letër që mban firmën e ministrit të Financave, Zdravko Maric, dhe guvernatorit të Bankës Kombëtare të Kroacisë, shpreh interesin e qeverisë malazeze për t’u bërë pjesë e këtij mekanizmi.
Ajo iu dërgua shteteve të Eurozonës dhe institucioneve të BE-së, e shoqëruar edhe me një plan mbi reformat që Kroacia do të ndërmarrë përpara se të bëhet pjesë e këtij mekanizmi.
Sipas Bankës Kombëtare Kroate, aplikimi për t’u bërë pjesë e këtij mekanizmi u mundësua nga “një përmirësim i ndjeshëm në reduktimin e pabarazive makroekonomike të vendit”, transmeton Monitor.
“Rimëkëmbja ekonomike, rritja e eksporteve, rënia e nivelit të papunësisë, rregullimi i qëndrueshëm fiskal dhe ulja e nivelit të borxhit të jashtëm janë të gjithë faktorë që kanë ndikuar që Kroacisë t’i jepej mundësia për të bërë aplikimin për t’u bërë pjesë e ERM II. Në marrëveshje me institucionet e BE-së, Kroacia u angazhua në zbatimin e reformave kryesisht në gjashtë fusha kryesore, si dhe në përmirësimin e administratës së sektorit publik dhe në reduktimin e barrës administrative dhe financiare për ekonominë, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse Kroacia është bërë pjesë e Bashkimit Evropian që në vitin 2013, ekonomia e saj mbetet një nga më të dobëtat. Në prill të këtij viti, paga mesatare në Kroaci ishte 6,434 kuna (870 euro, 981 dollarë amerikanë), ndërsa niveli i papunësia në 8,5%.
Teksa zyrtarët theksojnë përfitimet e anëtarësimit në mekanizmin ERM II, rreth 80% e depozitave bankare janë në euro dhe partnerët kryesorë tregtarë të Kroacisë ndodhen po në Eurozonë. Kroacia po ndjek hapat e Bullgarisë për të miratuar monedhën e përbashkët. Bullgaria u bë pjesë e BE-së në 2007 dhe shpreson të përfshihet në dhomën e pritjes së euros në gjysmën e dytë të këtij viti.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës Nëse planifikoni të udhëtoni me tren për në Gjenevë ose nga Gjeneva nesër ose të dielën,...
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës