Sport
Flamujt e Kosovës “pushtojnë” Fshatin Olimpik në Azerbajxhan

Kosova po përfaqësohet nga 18 sportistë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Baku 2019 që po mbahet në Azerbajxhan, shkruan albinfo.ch.
Ekipi Olimpik i Kosovës, i ndarë në pesë kategori, me flamuj të Kosovës sot e ka nisur ditën e parë të këtij festivali.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka postuar fotografi para hapjes së ceremonisë së festivalit, ku shihen sportistët me flamuj në duar. E flamujt e Kosovës kanë zënë vend edhe në ndërtesën mbrapa tyre, në Fshatin Olimpik.
“Flamuri ynë në Fshatin Olimpik të Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019”, kanë shkruar nga KOK.
Sportistët e Kosovës, të cilët janë të moshave 15-18 vjeçare, do të garojnë në xhudo, atletikë, not, mundje dhe tenis. Ky festival do të zgjasë deri më 27 korrik, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab” Shqiptarja në prag të një revolucioni të ri në intelegjencën artificiale...
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
-
Erdhi për pushime nga Austria, humb jetën i riu shqiptar në një aksident
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
Jeta në Zvicër
-
160 rekrutë të Ushtrisë Zvicerane u bllokuan në kamp për shkak të borës 160 rekrutë të Shkollës së Artilerisë dhe Zbulimit 31 të Ushtrisë Zvicerane u ndikuan nga reshjet...
-
Situata në Valais pas reshjeve të borës, disa rrugë vazhdojnë të jenë të mbyllura
-
Të qenit i pasur në Zvicër: Një bekim apo një mallkim?
-
“Do të rritet presioni mbi Zvicrën për të investuar më shumë në mbrojtje”
-
Cilat janë çështjet për të cilat kantonet zvicerane do të votojnë në maj?