Sporte Luftarake
Majlinda Kelmendit do t’i ndërtohet një statujë
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IFJ) ka vendosur që kampiones botërore Majlinda Kelmendi t’ia ndërtojë një statujë prej bronzi, përcjell albinfo.ch.
Trajneri Driton Kuka ka thënë se kjo federatë, në krye me presidentin Marius Vizer, ka vendosur që të angazhojë artistët më të njohur në botë për ta punuar statujën e Majlindës.
Po ashtu, përmes një postimi në Facebook, Kuka ka kërkuar ide për vendin se ku do të mund të vendosej kjo statujë. Njëherësh, ai ka bërë të ditur se shpenzimet financiare do t’i mbulojë Federata Botërore e Xhudos.
“Shpresoj që për Majlindën të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryeveprën që do të vijë nga New York së shpejti”, ka shkruar Kuka.
Edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi e ka mirëpritur këtë vendim, teksa ka shtuar se e mirëpret edhe “bashkëpunimin me Majlinda Kelmendin e Driton Kukën, si dhe me autoritetet qendrore e lokale për të përcaktuar vendin e përshtatshëm për vendosjen e statujës”.
“Dua të falënderoj drejtuesit e IJF-së me në krye Marius Vizer për këtë vendim të qëlluar dhe i përgëzoj Majlindën, Dritonin dhe tërë ekipin e tij për këtë mirënjohje nga IJF-ja, një dëshmi kjo për suksesin, arritjet e traditën tashmë të krijuar të Xhudës në Kosovë”, ka shkruar Gashi në Facebook.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













