Muzikë

Nga viti i ardhshëm, “Sunny Hill Festival” nuk do të mbahet në Gërmi

Festivali i muzikës “Sunny Hill”, nga viti i ardhshëm do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë-Prishtinë, me qëllim që të akomodojë më shumë njerëz.

Kështu ka njoftuar ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, pas takimit me përfaqësuesit e këtij festivali, përcjell albinfo.ch.

“Sot prita në takim përfaqësuesit e “Sunny Hill Festival”, Dukagjin Lipën me bashkëpunëtorët, dhe u dakorduam që ky festival nga viti i ardhshëm të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bërnicë, hapësirën e re e cila do të akomodojë dhjetëra mijëra njerëz më shumë, nga gjithë rajoni dhe Evropa, për ta bërë Kosovën destinacionin kryesor për verë”, ka shkruar Shala në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se synojnë ta promovojmë Kosovën në botë dhe ta nxisin turizmin kulturor në vend.

Sunny Hill Festival këtë vit do të mbahet gjatë datave 2, 3 dhe 4 gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, dhe pritet të sjellë artistë shqiptarë dhe të huaj.