Kuriozitete
Media italiane, për gjestin heroik të pesë kosovarëve
Kosovarët bëjnë të pamundurën të shpëtojnë disa të rinj pas një përplasje me një makinë
‘Corriere della Sera’ ua ka kushtuar sot një artikull pesë kosovarëve, me punë të përhershme në Itali, të ciltë kanë bërë një gjest heroik. Ditë më parë, në Jesolo kanë humbur jetën katër të rinj, pas përplasjes me një makinë. Kosovarët janë ndalur dhe kanë bërë të pamundurën t’i shpëtojnë…, përcjell albinfo.ch.
Musile nga Piave (Venecia) «Ju lumtë djema, faleminderit djema». Luca Zaia i kërkon pesë të rinjtë me origjinë kosovare – të cilët natën e incidentit që u kushtoi me jetë katër të rinjve të Jesolos, janë munduar ta bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar – për t’i falënderuar. Ua shtrëngon duart secilit, i shikon drejt në sy.
Turp dhe guxim
Por, ata që kanë emra të huaj, në çdo falënderim të ri, qoftë ai edhe nga presidenti i Regjionit, turbullohen. Skuqen. Dhe përsëritin: “Çdokush do ta bënte të njëjtën gjë. Në atë moment nuk mendon, hidhesh… vetëm shpresonim se do të mund t’i shpëtonim”. Laurat Hoti, 30 vjeç dhe Florim Bytyçi, 38 vjeç, nga Mestre, janë zhytur dhe i kanë nxjerrë trupat e Eleonorës, Giovannit dhe Leonardos, ndërsa Riccardo mbetej i kurthuar në timon. Të tjerët, Lulzim Bytyçi, Ilir Lekaj, Burim Kuçi, i ndihmonin nga bregu.
“Një mbrëmje e mallkuar”
“Hero”, është një fjalë që gjarpëron, që e anulon tundimin për ta fajësuar “të haujin” që e ka përplasur Ford Fiestën e të rinjve. Fajësohet Marius Alin Marinica, 27-vjeçari me origjinë rumune. Por, jo pse është i huaj, por sepse me gjasë është fajtor për vrasje rrugore dhe mosdhënie të ndihmës. “Kemi bërë çmos t’i shpëtojmë, kemi shpresuar përnjëmend, ama ishte terr, uji ishte prëzier me baltën”, shpjegon Laurati, “nuk shihej asgjë”.
Fytyra të shënuara
Janë njerëz të urtë, Laurati është tridhjetë vjeç, e ka një fëmijë tetëmuajsh, por fytyra e shënuar dhe duart e punëtorit e bëjnë të duket shumë më i pjekur. Punon si restaurues në Venecia. “Shkurt, bëj punë të ndryshme”, përpiqet t’ia ul rëndësinë vetes. Ajo që të bie në sy te të gjithë është përulësia. “Vërtet çdokush do ta bënte një gjë të tillë, është thjesht instinkt – thotë Laurati – është ende i vogël, por në atë moment kam menduar për fëmijën tim… Na është dashur goxha punë për t’i hapur dyert, pastaj nëpër terr i kemi kërkuar dhe i kemi prekur, ishin të palëvizshëm”. Habiten nga mikrofonat e televizioneve që i përcjellin, rrinë gjithmonë bashkë, flasin pak dhe buzëqeshin me trishtim. Të gjitha ato falënderime i turbullojnë.
“Corriere della Sera”
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim