Lajme
Fotografia e këmbës së një shqiptari, në paketë cigaresh
Foto u zbulua nga djali i shqiptarit, i cili kishte blerë paketën gjatë një udhëtimi në Luksemburg
Një 60-vjeçar shqiptar është shokuar kur ka parë foton e tij të përdoret në një paketë cigaresh, si mesazh sensibilizues kundër konsumimit të duhanit.
Shqiptari që jeton në Metz të Francës ka prerë këmbën pas një incidenti në vendin e lindjes në vitin 1997, ndërkohë që foto e tij ishte shoqëruar në paketë me shkrimin: “Pirja e duhanit bllokon arteriet tuaja”.
Por, sipas avokatit të 60-vjeçarit, foto është përdorur pa lejen e tij, shkruajnë mediat shqiptare.
Foto u zbulua nga djali i shqiptarit, i cili kishte blerë paketën gjatë një udhëtimi në Luksemburg, përcjell albinfo.ch.
“Ai (vëllai) po kthehej nga Luksemburgu. Pa thënë asnjë fjalë vendosi kutinë e cigareve në tavolinë. U shtangëm. Nuk po na besohej. Aty është babai ynë, shenjat e tij janë karakteristike”, ka deklaruar vajza e shqiptarit për “Le Républicain Lorrain”.
Avokati Antoine Fittante thotë se i është drejtuar Komisionit Evropian për të mësuar se si foto e klientit të tij ka përfunduar në paketat që shiten në gjithë Bashkimin Evropian.
“Klienti im ndihet i tradhëtuar, i goditur në dinjitetin e tij, duke parë aftësinë e kufizuar të tij të shfaqet në paketë cigaresh, duhet të pranojmë se nuk është shumë e këndshme”, thotë avokati.
60-vjeçari dyshon se foto mund të ketë rrjedhur nga spitali ku kishte shkuar për konsultë, ndërkohë që në rastet kur foto të ngjashme përdoren për fushata sensibilzuese, procesi kalon në disa verifikime dhe publikimi bëhet me lejen e personit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













