Ekonomi
Kalohet Gates, ky është njeriu i dytë më i pasur në botë
Të dy miliarderët gjithashtu kanë ndërruar vendet edhe në listën e miliarderëve të Forbes
Bill Gates nuk është më personi i dytë më i pasur në botë. Ky titull tani i takon miliarderit francez Bernard Arnault.
Arnault, CEO i firmës LVMH që prodhon mallra luksoze, kaloi Gates në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg.
Kjo është hera e parë që Bill Gates pozicionohet poshtë vendit të dytë që kur Indeksi është krijuar shtatë vjet më parë.
Arnault ka një vlerë neto prej rreth 108 miliardë dollarësh, sipas Indeksit, duke shtuar 39 miliardë dollarë në pasurinë e tij nga viti i kaluar. Gates, themeluesi i Microsoft ka një vlerë prej 107 miliardë dollarësh.
Të dy miliarderët gjithashtu kanë ndërruar vendet edhe në listën e miliarderëve të Forbes, transmeton Scan.
Arnault e ka shndërruar LVMH në një kompani mëmë që kontrollon markat si Louis Vuitton, Christian Dior dhe Givenchy. Është gjithashtu shtëpia e markës Champagne Dom Pérignon dhe Sephora, përcjell albinfo.ch.
70-vjeçari u pasqyrua në titujt kryesorë të lajmeve më parë këtë vit kur kreu një donacion me vlerë 200 milionë euro për rindërtimin e katedrales së Parisit ‘Notre Dame’.
Sipas Bloomberg, Gates do të mbante vendin e parë nëse nuk do t’i ishte dedikuar kauzave filantropike. Ai deri më tani ka dhuruar mbi 35 miliardë dollarë për fondacionin Bill & Melinda Gates.
CEO i Amazon, Jeff Bezos mban vendin e parë në listën Bloomberg me një vlerë neto prej 125 miliardë dollarësh.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut