Kosova

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e mbrojtësve anësorë të autostradës

Në orët e hershme të mëngjesit të 17 korrikut, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshimtë për vjedhje të mbrojtësve anësorë të autostradës “Dr. Ibrahim Rugova”.

Të dyshuarit po ashtu i është konfiskuar edhe furgoni, ndërkaq policia ka bërë të ditur se është arrestuar në flagrancë.

“Vlen të theksohet se në vend të ngjarjes janë gjetur 88 copa të metalit, ku 61 prej tyre i kishte pasur të ngarkuara në furgon ndërsa të tjerat ishin në ngarkim e sipër (të bashkangjitur keni edhe fotot e këtij rasti). Po ashtu dy ditë më parë me datën 15.07.2019 Policia ka pranuar informata nga kompania për mirëmbajtje për një vjedhje të njëjtë në të njëjtin lokacion, ku edhe është hapur rast për vjedhje dhe i njëjti është iniciuar për hetime të mëtejm”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i policisë në Facebook dhe fotografitë nga vendi i ngjarjes: