Integrimi
36 të arrestuar për drogë, 11 prej tyre kosovarë
Janë arrestuar 36 persona të shteteve të ndryshme. Bëhet fjalë për 8 sllovenë, 11 kosovarë, 7 serbë, 2 gjermanë, 3 italianë 1 rumun dhe 3 austriakë
Të mërkurën është zbuluar një rrjet i tregtarëve me drogë, i cili ka vepruar në disa vende të Evropës. Autoritetet ndjekëse në Austri, Slloveni, Gjermani dhe Kroaci kanë kapur me këtë rast70 kilogramë drogë, të llojeve kokainë, heroinë, kanabis në vlerë prej afërisht 1 milion eurosh.
Me këtë rast janë arrestuar 36 persona të shteteve të ndryshme. Bëhet fjalë për 8 sllovenë, 11 kosovarë, 7 serbë, 2 gjermanë, 3 italianë 1 rumun dhe 3 austriakë.
Vetëm në Austri, vendi ku është përmbyllur aksioni i kapjes së rrjetit janë gjetur 9 kilogramë heroine dhe 10.5 kilogramë kanabis. Ndërsa në gjithë aksionin janë konfiskuar 10.7 kilogramë heroinë, 60 kilogramë cannabis dhe 331 gramë kokainë. Të arrestuarit ngarkohen veç tjerash për prodhim të palejuar të drogave dhe për tregti ilegale me drogë, shkruan kurier.at.
Zyra Federale kriminale e Austrisë njofton se këta hapa janë ndërmarrë në kuadrin e operacionit Gallus, që është jë projekt ndërkombëtar për luftimin e kriminalitetit të organizuar. Në këtë kuadër, në Nickeldorf janë konfiskuar më parë 8.6 kilogramë heroinë dhe janë arrestuar dy korrierë droge.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës