Shkurt.ch
Më 2050 më shumë njerëz do të jetojnë në qytete
Qyteti me më së shumti banorë në botë mbetet Tokio.
Popullsia po rritet në botë, sidomos në qytete. Ndërsa numri i njerëzve nëpër fshatra po shënon rënie. Shumë qytete janë mbipopulluar, sidomos në Azi dhe Afrikë. Në vitin 2050, sipas një studimi të ri të OKB-së, dy nga tre njerëz do të jetojnë në qytete në mbarë botën.
100 vjet më parë, në vitin 1950, kanë qenë vetëm 30 për qind që kanë jetuar në qytete, siç është raportuar nga Kombet e Bashkuara në Nju-Jork. Aktualisht, përqindja e banorëve urbanë është rritur për 54 për qind.
Qyteti me më së shumti banorë në botë mbetet Tokio. Megjithatë, numri i njerëzve që jetojnë në Tokio, sipas studimit, do të bie për gjatë 15 vjetëve të ardhshëm nga 37.8 në 37.2 milionë banorë. Ndryshe nga qytetet e tjera të mëdha, në Tokio çdo gjë është organizuar shumë mirë. Qyteti është i sigurt dhe i lirë me një trafik që funksionon si ora zvicerane. “Një tren ndalon çdo 90 sekonda. Gjatë kësaj kohe qarkullojnë qindra njerëz që dalin dhe hyjnë për t’i bërë vend njëri-tjetrit”, thotë një gazetar në Tokio.
New Delhi është qyteti i dytë aktual me numrin më të madh të banorëve, ku është paraparë rritja e theksuar e qytetarëve deri në vitin 2030, nga 24.9 milionë, në 36 milionë banorë. Zona e tretë më e madhe metropolitane është Shanghai, tani me 23 milionë, ndërsa më vonë deri 30.7 milionë, siç është raportuar nga OKB-ja.
Pjesa më urbane e tokës është aktualisht në Amerikën e Veriut. 82 për qind e të gjithë njerëzve jetojnë në qytete. Më pas vijnë evropianët me 73 për qind. Në Afrikë vetëm 40 për qind e njerëzve jetojnë në qytete, ndërsa në Azi vetëm 48 për qind. Deri në vitin 2050 kjo shifër do ta kalojë 56 përqindëshin, ndërsa në Afrikë dhe në Azi 64 përqindëshin.
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse