Sport

Kosova debuton në Kampionatin Botëror në Spanjë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll U-21 ka debutuar në Kampionatin Botëror U-21, që sot ka filluar në Spanjë, përcjell albinfo.ch.

Megjithëse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se Kosova u paraqit me simbole shtetërore, njësoj si shtetet e tjera.

Ndërkaq, hendollistët e Kosovës u përballën me hendbollistët e  Kroacisë, ndaj të cilës pësuan humbje 23:17.

“Pavarësisht humbjes, hendbollistët tanë dhanë maksimumin dhe deri diku ishin rival i përafërt me kroatët, të cilët synojnë të fitojnë medalje. Pjesë e parë u mbyll 14:11”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

KOK u ka uruar fat dhe suksese hendbollistëve tanë në ndeshjet e radhës.