Lajme
Shqipëria turistike, në trend edhe te zviceranët
Shqipëria është në trend! Vendpushimeve të preferuara nga zviceranët si Greqia, Spanja ose Qiproja, u është shtuar së fundi edhe Shqipëria
“E gjithë bota” i ka kthyer sytë nga Shqipëria turistike. Kjo përshtypje fitohet kur ndiqen shkrimet e panumërta në mediat evropiane për Shqipërinë si një destinacion i ri, i posazbuluar nga turistët.
Së fundi, këtij trendi duket t`i jenë bashkuar edhe zviceranët. Siç tregon televizioni i Cyrihut Telezüri në një kronikë të tij, Shqipëria po troket me të madhe në ndarjen e “kulaçit” turistik të regjionit. Kështu, vendpushimeve të preferuara nga zviceranët, si Greqia, Spanja ose Qiproja, u është shtuar së fundi edhe Shqipëria, transmeton albinfo.ch.
Për të marrë një përgjigje lidhur me këtë trend të ri, televizioni i përmendur ka pyetur kompaninë e madhe që ofron pako udhëtimesh turistike, Hotelplan. Të kujtojmë: Hoptelplan ka futur në katalogët e saj këtë vit për herë të parë edhe Shqipërinë si destinacion të rëndësishëm turistik për zviceranët.
Një zëdhënëse e kësaj kompanie ka folur në superlativ për Shqipërinë si një zbulim i ri turistik. Ajo ka theksuar se përveç bukurisë së vendit, me bregdet të gjatë, me ujë kristalor, me natyrë të bukur edhe jashtë bregdetit dhe me qytete interesante, është edhe mikpritja e shqiptarëve ajo që e bën Shqipërinë një vend që ia vlen të vizitohet.
Kur kësaj t`i shtohen edhe çmimet, të ulëta në krahasim me regjionin, oferta mund të quhet perfekte, shkruan albinfo.ch. Pyetjes përse ka mbetur kaq gjatë e pazbuluar një perlë e tillë, përfaqësusja e Hotelplan i përgjigjet se Shqipëria ka vuajtur veç tjerash edhe imazhin e një vendi ballkanik, të rrethuar nga krizat dhe luftërat. Por gjendja po përmirësohet edhe falë rregullimit të infrastrukturës, ka thënë ajo.
Po ashtu edhe fillimi i fluturimeve direkte nga Cyrihu për në Tiranë i kontribuon këtij “zbulimi”.
Më tutje në kronikë citohet Ministria Shqiptare e Turizmit sipas të cilës brenda vetëm një viti, Shqipëria ka pasur një rritje prej 20 % në sferën e turizmit. Nga 4.2 milionë turistë që kanë vizituar vendin në vitin 2017, numri ka arritur në 5.1 milionë në vitin 2018.
Në kronikë flet edhe politikani shqiptar nga Zvicra (Winterthur) Blerim Bunjaku, i cili lidhet drejtperdrejt në transmetim, nga Prishtina. Ai flet gjithashtu për levërdinë që mund ta kenë edhe zviceranët po vendosën të bëjnë pushimet e tyre në Shqipëri, falë resurseve që i ka vendi, çmimeve të ulëta dhe gjithsesi, mikpritjes së shqiptarëve.
Kronika mund të shikohet në këtë link:
https://www.telezueri.ch/zuerinews/buchungs-boom-albanien-wieso-der-balkanstaat-das-neue-trendziel-ist-134813036
E-Diaspora
-
Kurti takon bashkatdhetarët në Slloveni, i fton të regjistrohen për të votuar më 9 shkurt Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë u prit nga bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë...
-
Në konsullatën e Kosovës në Cyrih, promovohen veprat e Dr. Xhavit Lipajt
-
Jela Berisha përfaqëson shkollën shqipe “Ostermunndigen Bern” me interpretim të librave
-
Mbi 5,500 qytetarë të Kosovës morën leje pune në Gjermani, brenda 5 muajve
-
Një projekt mbi “plakjen e shëndetshme” të komunitetit shqiptar të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë gra kërkojnë kirurgji për zvogëlimin e gjoksit Numri i grave që kërkojnë kirurgji për zvogëlimin e gjoksit në Zvicër është dyfishuar në 20...
-
Rreth 1 në 5 të rritur në Zvicër probleme me shkrim-lexim
-
Ema Hoti, shqiptarja me titullin “Miss Sympathy in Switzerland”
-
Anulimi i moshës më të lartë të pensionit për gratë zvicerane u refuzua nga gjykata e lartë
-
Cyrihu blen më shumë shtëpi se kurrë më parë, por me pak efekt