Lajme
Presidentja Jahjaga e dënon djegien e flamurit të Maqedonisë
Presidentja e Kosovës, Jahjaga e konsideron si akt të papranueshëm dhe kërkon nga organet e rendit që t’i sjellin para drejtësisë personat që kanë bërë këtë veprim
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dënon fuqishëm djegien e flamurit të Maqedonisë në protestën e organizuar mbrëmë në Prishtinë. Jahjaga e konsideron si akt të papranueshëm dhe kërkon nga organet e rendit që t’i sjellin para drejtësisë personat që kanë bërë këtë veprim.
“Përderisa e drejta për të protestuar është e drejtë e garantuar me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësi për çështje të ndryshme, aktet e këtilla të shëmtuara që kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes janë në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet që i kemi përqafuar si shoqëri demokratike”, konsideron ajo.
Reagimi i presidentes vjen menjëherë pasi disa qindra protestues kosovarë, duke u solidarizuar me protestat në Maqedoni, kanë djegur flamurin e shtetit të Maqedonisë.
Protestuesit ishte mbledhur në Sheshin “Skënderbe” për të vazhduar më pas drejtë Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. Ata kanë brohoritur “Stop ndarjeve fetare”, “Jemi 10 milion ushtarë të gatshëm për luftë”, “Një komb, një gjak, një nënë, një flamur”, “Shqiptari nuk vret popullatën civile” etj.
Protesta para Ambasadës ka zgjatur 10 minuta derisa kanë djegur edhe flamurin e maqedonas.
Besnik Mujeci njëri nga organizatorët e kësaj proteste ka thënë se ajo çfarë i ka shtyrë të protestojnë është dhuna dhe padrejtësitë që po u bëhen shqiptarëve në Maqedoni.
“Sjelljet e Policisë maqedonase ndaj shqiptarëve atje kanë qenë shumë rrituese për ne, të rrehen ashtu shqiptarët në mënyrë sistematike. Shqiptarët e rastit “Monstra” janë plotësisht të pafajshëm, ne jemi mësuar me praktikat e tyre të inskenimit të ngjarjeve të tilla, ata janë plotësisht të pafajshëm”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën