Opinione
Diaspora e shndërron Kosovën në një vend të vizituar e turistik
Muajt korrik e gusht janë muajt kur diaspora jonë merr rrugën për të kaluar pushimet në vendin e tyre të dashur të origjinës, në Kosovë.
Përtej remitencave të dërguara gjatë tërë vitit, përtej investimeve të vazhdueshme në patundshmëri, diaspora jonë gjatë këtyre dy muajve i jep Kosovës pamjen e një vendi të vizituar turistik.
Vizitat bukurive të shumta natyrore, qendrave turistike malore, objekteve kulturore, janë dukshëm më të theksuara se gjatë tërë vitit.
Ngritja e konsumit, frekuentimi i objekteve të hotelerisë e gastronomisë, shpenzimi i derivateve, por edhe marrja e shërbimeve të ndryshme gjat këtyre dy muajve, i japin vendit një infuzion të madh ekonomik.
Por sa po përgatitet vendi për ta përballuar këtë fluks të madh njerëzish gjatë këtyre dy muajve?
Besoj që këtu mbetet ende shumë për t’u dëshiruar. Nivelet komunale, por dhe ato qendrore duhet t’i ngrisin kapcitetet e tyre për ofrim shërbimesh, duke filluar që nga hyrja në kufi, ashtu siç i ngrisin kapacitetet shtetet që kanë turizëm të zhvilluar gjatë sezonit të verës.
Në aspektin e ofrimit të shërbimeve, diaspora duhet të shihet njësoj siç shihet një turist në një vend turistik.
Nga Bekim Brestovci – drejtor i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave