Kosova

Edhe Universiteti i Gjilanit përfiton nga projekti i Caritasit Zviceran

Fakulteti i Edukimit i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan i është bashkuar projektit SHPRESE, që po realizohet nga Caritasi Zviceran, përcjell albinfo.ch.

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në nivelin parafillor në Kosovë me punën e përbashkët me Fakultetet e Edukimit, sot është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi mes dy institucioneve të lartpërmenduara.

“Në vitet në vijim, një numër aktivitetesh do të realizohet në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit në Prizren, për të përmirësuar kapacitetin e edukatorëve të ardhshëm në metodologjitë bashkëkohorë në arsimin parafillor”, thuhet në njoftimin e Caritasit Zviceran.

Marrëveshje të ngjashme Caritasi Zviceran ka nënshkruar së fundmi edhe me Fakultetet e Edukimit në Universitetin e Gjakovës dhe atë të Mitrovicës.