Portrete të firmave
Nga SHBA në Zvicër, rruga deri te “Green Auto Clean”
Yll Shaqiri në intervistën për albinfo.ch tregon për motivin e ardhjes nga SHBA për dallimet në bërjen e biznesit me SHBA-së dhe Zvicrës...
Të jesh rritur, shkolluar dhe socializuar në SHBA, të kesh mësuar dhe ushtruar një profesion atje dhe pas një kohe të braktisësh Amerikën për të ndërtuar të ardhmen tënde dhe të familjes në Zvicër? Një veprim i tillë sigurisht kërkon guxim, vizion dhe vendosmëri. Dhe, duket se asnjë nga këto nuk i kanë munguar z. Shaqiri. Ai tashmë jeton në Lozanë, ku ka ngritur një firmë në të cilën shërben me shumë pasion klientët e tij. Ylli, në intervistën për albinfo.ch tregon për motivin e këtij ndryshimi të vendit të mërgimit, për sfidat që i është dashur t`i kalojë dhe sidomos për dallimet në bërjen e biznesit me SHBA-së dhe Zvicrës.
Si e vendosët të vinit në Zvicër?
Ne kemi pasur një zgjidhje të vështirë për të bërë, për të marrë vendimin se ku duam të jetojmë, t`i rritim fëmijët dhe të punojmë. Duke qenë se unë jam rritur në Amerikë dhe jetën time profesionale dhe sociale e kam krijuar atje, kam parë shpejt në vizitat e mia në Zvicër se shumë gjëra që më kanë penguar, ose shqetësuar për të ardhmen time në Amerikë, janë të kundërta në Zvicër. Siguria publike, siguria shendetësore, sistemi shkollor, dhe thjesht lokacioni gjeografik në raport me Kosovën. Për këto arsye kemi vendosur që të jetojmë në Zvicër, në qytetin Lozanë (Lausanne), ku komuniteti shqiptar po edhe ai joshqiptar është i shëndoshë dhe ka mjaft diversitet.
Çfarë ndryshimi shikoni nga Amerika?
Në qëllimet tona profesionale, jemi ballafaquar me disa ndryshime kritike në Zvicër. Fillimisht ka qenë e vështirë të bëjmë hulumtimin e tregut, sepse unë isha gjithnjë me predespozicionet e mia të Amerikës, dhe thjesht në kalkulimet e mia më mbetej të shqyrtoja diferencat kulturore. Ajo që kemi mësuar gjatë kohës që veprojmë në Lozanë, është se në Zvicër klienti është më vështirë të fitohet, mirëpo me shërbim, çmim dhe mikpritje ai mbetet më besnik se sa klienti në Amerikë, i cili është më shumë i motivuar nga çmimi.
Eksperiencat e juaja ne Amerikë ju ndihmuan për të hapur firmën që drejtoni në Zvicër?
Në shumë mënyra. Konkurrenca dhe thjesht madhësia e tregut amerikan, më bëri të jem ithtar i shkollës së marketingut dhe shërbimit. Me kreativitetin tonë në marketing si dhe në bashkëveprim edhe me mentalitetin se klienti është `King` ne kemi arritur që me shërbimet tona të bëjmë një impakt të vërtetë në tregun e Lozanës po dhe të Zvicrës në përgjithësi.
Na flisni pak për firmën tuaj, çfarë ju ofroni klientëve?
Firma jonë “Green Auto Clean”, u hap në vitin 2016 si shërbim për estetikë dhe riparim të xhamave të automjeteve të lehta dhe të rënda. Ndërkohë ne kemi rritur bazën e shërbimeve kështu që ofrojm edhe instalimin e folieve për mbrojtje kundër rrezeve të diellit për vetura, shtëpia dhe lokale komerciale, si dhe mbështjellje të veturave me film, ose reklama për vetura dhe vitrina të lokaleve. Këto shërbime kemi arritur t`i ofrojmë në bashkëpunim me një ndër kompanitë më të avancuara në teknologjinë e printit, “Publigraph”, me bazë në Lozanë dhe Chaux- de -fonds.
Diferenca dhe përparësia që ne si “Green Auto Clean” u ofrojmë klientëve është çmimi pa sakrifikim të kualitetit, dhe afërsia jonë ndaj klientit. Afërsia në kuptimin që kur klienti ynë ka nevojë për shërbimin tonë, ne gjejmë zgjidhje sa më efikase. Një shembull që tregon efikasitetin tonë, janë klientët tanë profesionistë, të cilët kanë nevojë për shërbimet tona në riparim ose ndërrim të xhamave në automjetet e tyre profesionale. Kompanitë tjera janë të kufizuara në orare dhe afate. Ato, pa u preokupuar me klientin, e ofrojnë këtë shërbim me vonesë deri në një javë dhe vetëm në orar të rregullt, si p.sh, mes orës 8 :00-17:00, atëherë kur automjeti i nevojitet klientit për të punuar. Ndërsa ne, duke konsideruar se klienti ynë përdor automjetin profesional për të punuar dhe çdo moment që automjeti nuk është në përdorim, ësht humbje e resurseve, premtojmë intervenim në të gjithë Zvicrën brenda 24 orëve, në orar të rregullt apo jashtë orarit të rregullt pa rritje në çmim.
Sa i mirëpresin klientët risitë në teknologji?
Sikur gjithë njerëzit, edhe klientët zviceranë kan frikë nga ndryshimi. Ne të gjithë e duam stabilitetin dhe ndonjëherë, edhe psa ka zgjidhje më të mira, vendosim të mos bëjmë ndryshime, për shkak të frikës. Kjo karakteristikë e bën që të jetë më e vështirë të ndikosh te një klient që të provojë një gjë të re. Mirëpo, në anën tjetër, kur e provojnë risinë dhe mbeten të kënaqur, klientët në Zvicër nuk hezitojnë që ta përhapin dhe t`u trgojnë miqve të tyre për zbulimin e ri që e kanë bërë. Ky fenomen shihet edhe në biznesin tonë, ku klientët tanë vazhdimisht na rekomandojnë, në platformat si: google, facebook, local.ch, si edhe në rrethin e tyre shoqëror. Jemi shum mirënjohës për besimin, besnikërinë dhe rekomandimet e të gjithë klientëve tanë zviceranë te të cilët bëjnë pjesë edhe një numër i konsiderueshëm shqiptaro-zviceranësh.
Në orar e jashtë orarit, me çmim të njëjtë
Kompanitë e tjera janë të kufizuara në orare dhe afate. Ato, pa u preokupuar me klientin, e ofrojnë këtë shërbim me vonesë deri në një javë dhe vetëm në orar të rregullt, si p.sh, mes orës 8 :00-17:00, atëherë kur automjeti i nevojitet klientit për të punuar. Ndërsa ne, duke konsideruar se klienti ynë përdor automjetin profesional për të punuar dhe çdo moment që automjeti nuk është në përdorim, është humbje e resurseve, premtojmë intervenim në të gjithë Zvicrën brenda 24 orëve, në orar të rregullt apo jashtë orarit të rregullt pa rritje në çmim.
Në Zvicër, klienti fitohet vështirë, por është më besnik
Ajo që kemi mësuar gjatë kohës që veprojmë në Lozanë, është se në Zvicër klienti është më vështirë të fitohet, mirëpo me shërbim, çmim dhe mikpritje ai mbetet më besnik se sa klienti në Amerikë, i cili është më shumë i motivuar nga çmimi.
Profili i kompanisë
- Adresa: Rte de Bellevue 11, 1029 Villars-Ste-Croix
- Tel: 021 633 77 55
- Fax: 079 428 72 96
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025