Integrimi

Fillon procesi për vrasjen e dy shqiptarëve, babë e bir

Djali 25 vjeçar me shtetësi zvicerane që ka marrë pjesë në vrasje ka pranuar veprën ndërsa babai i tij 51 vjeçar e kundërshton pjesëmarrjen e tij

Dy vjet më parë, një baba dhe i biri i tij, shqiptarë nga Kosova kishin vdekur në Oensingen të kantonit Solothurn si viktimë e një krimi të rëndë të kryer po ashtu nga një babë dhe i biri i tij, po ashtu shqiptarë nga Kosova, 51 gjegjësisht 26 vjeçarë. Vrasja ishte bërë para dyerve të shtëpisë së viktimave. Me atë rast kishte pësuar plagë edhe një person 43 vjeçar, mysafir i viktimave.

Kjo vrasje e dyfishtë kishte shkaktuar tronditje jo vetëm në mesin e shqiptarëve.

Kanë kaluar dy vjet dhe vetëm tash prokuroria e Solothurnit ka ngritur aktakuzën për vrasje të rëndë kundër dy personave në fjalë.
Djali 25 vjeçar me shtetësi zvicerane që ka marrë pjesë në vrasje ka pranuar veprën ndërsa babai i tij 51 vjeçar e kundërshton pjesëmarrjen e tij.  

Prokuroria beson se vrasja e dyfishtë kishte ardhur si rezultat i një konflikti në mes të dy familjeve, i cili nga konflikti verbal kishte eskaluar në dhunë shkruan solothurnerzeitung.ch. Ajo fajëson dy të akuzuarit për vrasje të paskrupullt nga distanca e vogël të kryer me pushkë automatike dhe me një pistoletë.

25 vjeçari duhet të përgjigjet edhe për tentim vrasjen e mysafirit 43 vjeçar të familjes së viktimës. Babai i të riut, pas mbajtjes në paraburgim jeto i lirë që nga gushti i vitit 2012.